Napoli i është rikthyer fitoreve në Serie A, pas tre ndeshjeve.
Kampioni në fuqi i Italisë, mposhti në udhëtim skuadrën e Sassuolos me rezultat të thellë 6-1.
Në këtë fitore me gol kontriboi edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani,
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Uros Racic në minutën e 17-të.
Rrahmani barazoi shifrat në minutën e 29-të, derisa dy minuta më vonë Osimhen i dha epërsinë skuadrës së Napolit.
Sulmuesi nigerian shënoi golin e tretë për napolitanët në minutën e 41-të.
Dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, Osimhen kompletoi hat-trickun.
Dy gola tjera i shënoi Khicha Kvaratshjelia në minutat 21′ dhe 75′.
Me këtë fitore Napoli shkon në kuotën e 40 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë, kurse Sassuolo është në zonën e rrezikshme me 20 pikë të grumbulluara dhe renditet në pozitën e 18-të.