Një rrahje mes pesë personave ka ndodhur të hënën në mbrëmje në Obiliq, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Personat e përfshirë në konflikt kanë pranuar trajtim mjekësor dhe të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Lëndim i lehtë trupor & Asgjësim apo dëmtim i pasurisë. Rr. Tropoja, Obiliq 06.04.2026, 19:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë- njëri prej tyre i mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


