Një rrahje ka ndodhur në rajonin e Prishtinës dje rreth orës 10:00.
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar, femër kosovare, e cila ka sulmuar fizikisht një tjetër femër.
Dyshohet se deri të sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes palëve.
Të dy të përfshirat në sherr kanë marrë ndihmë mjekësore.
“Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarës është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar substancë narkotike e llojit marihuanë” bëhet e ditur në njoftimin policor.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara u dërgua në mbajtje.