Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona në Podujevë të dielën nën dyshimin për përfshirje në një rrahje nga e cila një person është lënduar.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur se rrahja ka ndodhur në orën 18:00, ku një person është lënduar, ndërsa, mesnatën e së dielës në orën 01:00 janë dërguar në qendrën e mbajtjes të dyshuarit e arrestuar.
Ndaj tyre janë iniciuar veprat penale “sulm” dhe “lëndim trupor”.
“Mbrëmë (të dielën) rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në Podujevë, ku kanë qenë të përfshirë tre persona. Në këtë rast është lënduar një person, i cili ka pranuar trajtimit të nevojshëm mjekësor. Lidhur me rastin, sot rreth orës 01:00, në stacion policor janë shoqëruar tre personat e përfshirë, të cilët pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për veprat sulm dhe lëndim trupor”, njoftoi Ahmeti.


