KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazez me Vuçiqin
Politikë

Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazez me Vuçiqin

Kosova News
Kosova News 10:48 -02/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Bundestagut dhe ish-Ministër për Evropë i Gjermanisë, Michael Roth, në një intervistë për gazetën e Malit të Zi “Pobjeda” ka thënë se është i shqetësuar për lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazez me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Sipas tij, Vuçiq e ka dëshmuar që është një partner jo i besueshëm për rajonin.

Roth ka theksuar se aleancat e tilla, i minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi.

“Është shqetësuese kur politikanë malazezë janë në lidhje ngushta me një lider që ka dëshmuar të jetë një partner jo i besueshëm për BE-në dhe rajonin. Aleanca të tilla mund të minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi. Udhëheqësit e vendit duhet të kenë prioritet angazhimin e tyre ndaj vlerave dhe parimeve demokratike të BE-së për të qëndruar në rrugën e duhur. Vendi tani ka një shans real për të kapërcyer ndarjet, qofshin ato etnike, fetare apo politike, në një përpjekje të përbashkët për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian – ky shans është unik dhe i ndjeshëm ndaj kohës dhe nuk duhet të minohet”, ka theksuar deputeti gjerman për ‘Pobjeda’.

Duke folur për rolin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi ,ai ka thënë se është dakord me vlerësimin e Parlamentit Evropian se Kisha Ortodokse Serbe vepron si një kanal i ndikimit rus dhe se paraqet një kërcënim për integrimin evropian të Malit të Zi.

“E kuptoj dhe e respektoj plotësisht që shumë qytetarë të Malit të Zi e gjejnë shtëpinë e tyre shpirtërore në Kishën Ortodokse Serbe. Kjo është një çështje e lirisë fetare, një e drejtë themelore e njeriut. Megjithatë, jam thellësisht i shqetësuar për ndikimin politik të Kishës Ortodokse Serbe, veçanërisht përfshirjen e saj në sistemin arsimor të Malit të Zi dhe ndikimin e saj tek të rinjtë. Në këtë kuptim, roli i Kishës në Mal të Zi është shqetësues. Jam dakord me vlerësimin e Parlamentit Evropian se Kisha Ortodokse Serbe vepron si një kanal i ndikimit rus dhe se paraqet një kërcënim për integrimin evropian të Malit të Zi”, ka deklaruar Roth.

Gjithashtu lexoni:

“Një Autobus me Eksploziv” – Frika më e Madhe e Netanyahut, sipas New York Times

Haradinaj ia uron Gjermanisë Ditën e Veteranëve

PDK pritet t’ia mësyj Gjilanit me Riad Rashitin – VV me Hysenin e LDK me Ismajlin

Punime në rrjet, vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës

Gucati: Specialja u themelua krejt për diçka tjetër, jo për marifetet që po bëhen atje – s’i besojmë

Kosova News 02/06/2024 02/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

“Një Autobus me Eksploziv” – Frika më e Madhe e Netanyahut, sipas New York Times
10:06 -15/06/2025
Zyrtare: Hamdi Namani transferohet tek Prishtina
09:53 -15/06/2025
Haradinaj ia uron Gjermanisë Ditën e Veteranëve
09:48 -15/06/2025
PDK pritet t’ia mësyj Gjilanit me Riad Rashitin – VV me Hysenin e LDK me Ismajlin
09:32 -15/06/2025
Punime në rrjet, vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës
09:28 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?