Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, është shprehur se Serbia po bën hapa mbrapa në rrugën e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës paqësore në Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në “X”, Roth ka thënë se Serbia është duke diskriminuar sistematikisht pakicën shqiptare.
“Kjo formë e pastrimit etnik është pa dhunë, por gjithsesi është një krim”, është shprehur ai, duke shpërndarë një artikull të DeutscheWelle, që trajton pikërisht këtë çështje.
Problemi i spastrimit etnik shqiptar është shfaqur tash e një kohë në Serbi.
Më i dukshëm ka qenë në procesin e regjistrimit të popullsisë, disa muaj më parë, ku qytetarë shqiptarë u eliminuan nga regjistrat civilë.
Ein weiterer Rückschritt auf dem Weg zu mehr Kooperation und friedlicher Koexistenz im Westbalkan. Serbien diskriminiert systematisch die albanische Minderheit. Diese Form der ethnischen Säuberung ist zwar gewaltlos, aber trotzdem ein Verbrechen. 👇🏽https://t.co/OLlmQPK7aL?
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) July 9, 2024