Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Zhdukur, ka thënë se ndjenë keqardhje për mungesën e progresit tash e tri vite, siç thotë ai për shkak të bllokadës politike.
“Ndjej më shumë se keqardhje që nuk është bërë asnjë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike”, ka shkruar Rohde në X.
Tutje ambasadori gjerman ka thënë se ka ende nevojë për veprim për fatin e të pagjeturve.
“Bashkohem në solidaritet me familjet e personave të zhdukur në Ditën e sotme të Personave të Pagjetur. 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka ende nevojë për veprim dhe shumë fate mbeten të panjohura”, ka shkruar ai.