Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, nëpërmjet një shkrimi në platformën X ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se nuk po punojnë drejt arritjes së qëllimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në postimin e tij, ai ka cilësuar raportin mes dy shteteve si politika të humbjes.
“Edicioni i 60-të i Konferencës së Sigurisë në Munih fillon të premten. Tema e këtij viti: dinamika humbje-humbje në politikën ndërkombëtare. A nuk përputhet kjo në mënyrë të përkryer me atë që shohim aktualisht midis Kosovës dhe Serbisë? Që të dyja deri tani plotësojnë kërkesat e audiencës së tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si Bashkimi Evropian”, ka shkruar Rohde.
Konferenca e Sigurisë në Munih do të ofrojë edhe një herë mundësi të debatimit për sfidat më urgjente të sigurisë në botë.