KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rohde: Aktualisht nuk bëhet fjalë për hapjen e Urës mbi Ibër
Politikë

Rohde: Aktualisht nuk bëhet fjalë për hapjen e Urës mbi Ibër

Kosova News
Kosova News 18:42 -24/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përsëritur qëndrimin e shtetit gjerman për hapjen e Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Rohde ka thënë se situata aktuale e sigurisë nuk është në favor të hapjes së kësaj ure, ani pse ka një marrëveshje të arritur kohë më parë për këtë. Ai po ashtu ka thënë se ka rrezik për tensione, nëse ura hapet.

“Ne kemi qenë shumë të qartë me Qeverinë e Kosovës. Natyrisht, ne kemi të njëjtat qëllime si ato të Qeverisë, që të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen. Dhe, ka edhe një vendim nga këto marrëveshje që duhet zbatuar, është marrëveshja e arritur për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Por, koha nuk është tani, e dini, ka rrezik për tensione atje”, ka thënë ai për televizionin publik.

Ambasadori gjerman ka shtuar se duhen konsultime mes Qeverisë së Kosovës dhe Perëndimit dhe se Ura e Ibrit mund të hapet vetëm atëherë kur vlerësohet se ka siguri për të ndodhë kjo gjë.

“Tani duhet të ketë një proces, duhet të ketë konsultime, por për momentin nuk bëhet fjalë për hapje. Këtë ia kemi komunikuar Qeverisë.  Për mua është e qartë se ura duhet të hapet por kemi nevojë për dialog mes Qeverisë me Perëndimin, vlerësimi i situatës së sigurisë aktualisht e bën të qartë se nuk është momenti për të hapur urën. Për sa kohë mendojmë se nuk është momenti i duhur për t’u hapur ura, duhet të qëndrojmë në situatën aktuale”, ka deklaruar tutje ai.

Një ditë më herët, Rohde u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sipas njoftimit të Qeverisë, “në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në projektet zhvillimore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për zhvillimet dhe temat aktuale në vend”.

Në javën e dytë të gushtit, autoritetet e Kosovës nisën testimin e urës në kuadër të planit për hapjen e saj për qarkullim për vetura. Plani ishte kundërshtuar nga shtetet partnere. Pas reagimeve, Kurti kishte thënë se do të vazhdojnë diskutimet dhe koordinimin për këtë çështje.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Krasniqi nga NISMA: Zgjidhja për konstituimin e Kuvendit është vetëm në tryezë të përbashkët

Kosova News 24/08/2024 24/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det
15:16 -29/06/2025
Llapi ndanë rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë
15:11 -29/06/2025
Imazhet më të fundit nga Lindja e Mesme, palestinezët qajnë për të dashurit e tyre të vrarë në luftë
15:08 -29/06/2025
Po shkëlqen në Botërorin e Klubeve, katër klube i bëjnë oferta Realit për Gonzalo Garcian
15:05 -29/06/2025
‘Dridhet Beogradi’, dhjetëra mijëra demonstrues kërkojnë rrëzimin e Vuçiqit
15:02 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?