Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka takuar dy kryeshefet e Telekomit e të Postës së Kosovës, Burbuqe Hanën e Nora Rracin.
Në këtë takim ministrja Rizvanolli ka pëgezuar kryeshefet për arritjet dhe rezultatet mbreselenese në kompaninë Posta dhe Telekomi i Kosovës.
Ministrja Rizvanolli tha se këto ndërmarrje i kishin gjetur në buzë kolapsi ndërsa sot të dy ndërmarrjet po punojnë me bilanc pozitiv.
Përveç obligimeve dhe borxheve prej dhjetëra miliona euro, Posta dhe Telekomi i Kosovës ka shtrirë rrjetin e zyrave postare edhe në veri të vendit si në stacionet policore po ashtu edhe në shërbime.
po ashtu ka vazhduar zgjerimin e rrjetit edhe nëpër vendbanimet në veri.
Ajo ka thënë se posta dhe Telekomi i Kosovës po lufton e fiton edhe në betejat juridike. në arbitrazhe si dhe ka dërguar dhjetëra lëndë për keqpërdorime në polici dhe prokurori.
“Nga EBITDA negative prej -277k euro në 2018, 2022-ta është mbyllur me EBITDA pozitive prej 207k euro;
– Nga humbjet prej -2.44 milionë euro në 2018, tremujori i parë i 2023 është mbyllur me -306k euro;
– Shpenzimet janë ulur nga 13.5 milionë euro për vitin 2018 në 11.74 milionë euro për vitin 2022. Trendi po vazhdon të ulet;
– Ka paguar obligime në vlerë prej 2.6 milionë euro ndaj ATK-së, Trustit e ARKEP-it, vetëm gjatë 2022 dhe TM1 2023;
– Për herë të parë në raportin e ZKA-së nuk ka opinion të kundërt;
– Po zgjeron rrjetin e zyrave postare në të gjithë vendin;
– I ka plotësuar kushtet dhe do të përfitojë nga ShUP;
– Ka arritur prezencë në pikëkalimet kufitare veriore e po vazhdon drejt pjesëve tjera në komunat veriore; si dhe
– Po paguan me rregull pagat e obligimet tatimore e pensionale”, shkroi ajo.




