KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rizvanolli: Serbia ka brengë se po humb fuqinë për të shantazhuar serbët e Kosovës
Ekonomi

Rizvanolli: Serbia ka brengë se po humb fuqinë për të shantazhuar serbët e Kosovës

Kosova News
Kosova News 10:45 -17/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ndaj deklaratave të Qeverisë së Serbisë dhe Listës Serbe, duke i cilësuar si të pabazuara pretendimet për “mosbesim” ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”.

Sipas saj, këto reagime nuk kanë të bëjnë me interesin për qytetarët serbë të Kosovës, por me humbjen e ndikimit të Serbisë mbi ta.

“Këto brenga nuk janë për qytetarët, por për humbjen e fuqisë për të shantazhuar dhe për të blerë vota përmes strukturave ilegale”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook të shtunën, duke kujtuar se për 26 vjet Kosova ka furnizuar komunat veriore me ujë të pijshëm në vlerë prej 19.5 milionë euro, pa inkasuar asnjë shumë nga këto shërbime.

Siç ka shkruar tutje ajo, furnizimi me ujë ka qenë i rregullt, përjashtuar ndërprerjet e përkohshme pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, “për të cilin përgjegjësia bie mbi Serbinë dhe strukturat e saj në Kosovë”

Ministrja theksoi se KRU “Mitrovica” është një ndërmarrje e licencuar, e rregulluar dhe e monitoruar nga institucionet e Kosovës, që garanton furnizim të sigurt dhe cilësor me ujë në përputhje me ligjet dhe standardet më të larta.

KRU “Mitrovica”, e cila ka marrë së fundi nën administrim sistemin e ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut dhe fabrikën e ujit në Zubin-Potok, ka kërkuar mbështetje financiare nga Fondi Zhvillimor për komunat veriore, për të investuar në rrjet dhe për të filluar procesin e matjes dhe pagesës së ujit.

Rizvanolli bëri thirrje për përkrahje nga komunat veriore dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke theksuar se ky proces do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në nxitjen e një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndër-etnik në këto zona.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Kërkesa për ndryshim të mbledhjeve s’është shkelje sepse nuk u realizua

Policia sekuestron armë në Zubin Potok, shoqërohet një person

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj spiunëve të BIA-s serbe, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Kosova News 17/05/2025 17/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Real Madridi konfirmon zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Dean Huijsen
14:37 -17/05/2025
Rama: Evropa gati për një epokë të artë, Shqipëria partner kyç i ShBA-së dhe BE-së
14:14 -17/05/2025
Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi
13:58 -17/05/2025
Haradinaj: Kurrë s’kam pa njerëz duke ikur si pa kry, sikur serbët nga Jabllanica
13:29 -17/05/2025
Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë
13:03 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?