KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë
Ekonomi

Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Kosova News
Kosova News 14:12 -05/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Artane Rizvanolli, ministre në detyrë e Ekonomisë, në një konferencë për medie tha se asnjë qeveritar, asnjë pjesëtarë i LVV-së nuk është i lidhur me EFT-në, dhe se Kosova nuk importon nga EFT.

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, në konferencën për media, ka adresuar çështjet rreth, si thotë ajo, paqartësive e dezinformatave lidhur me sektorin e energjisë.

“Nuk ekziston asnjë fakt që Kosova ka importuar nga EFT gjatë qeverisjes sonë, kjo është komplet gënjeshtër”, tha Razvaniolli para gazetarëve.

Ajo më tej shoti se po keqinterpretohen qëllimshëm të dhënat nga ankandet e ndryshme ndërkufitare, të cilat EFT i shfrytëzon për të bartur energji tranzit në shtetet tjera përmes kufijve energjetik të Kosovës, për të krijuar bindjen se Kosova po blen nga EFT që, sipas saj është komplet gënjeshtër.

- Reklamë -

Tutje Rizanvolli theksoi se po flitet se qeveria po blen energji, thuajse është ajo blen energji, teksa kujtoi se energjia në Kosovë blihet nga KESCO dhe KEDS.

Rizvanolli ka deklaruar edhe atë se Qeveria nuk është përgjegjëse për licencim të kompanive as për mbikëqyrjen e tregut e energjisë elektrike, megjithatë thotë se tashmë është e konfirmuar që gjatë qeverisjes së tyre nuk ka asnjë kontratë me EFT.

Rizvanolli, mes tjerash, ka folur për të dhënat nga Zyra e Ankandeve të Koordinuara të Evropës Juglindore, që, sipas saj, tregojnë kush ka blerë kapacitet ndërkufitare, për të shfrytëzuar linjat në kufijtë e Kosovës për të bartur energji.

Rizvanolli, më tej tha se KOSTT bën të ditur se më 28 nëntor e tërë energjia që ka hyrë në Kosovë nga EFT, ka dalë nga Kosova. Sipas saj, EFT e ka shfrytëzuar rrjetin vetëm për tranzit dhe asnjë megavat nuk ka mbetur në Kosovë.

Kujtojmë se qeveria në detyrë mohon se Kosova po blen rrymë nga Serbia, duke thënë se importet nga ky vend janë nën 1% dhe pa ndikim në furnizim. Ndërsa opozita, e akuzon Qeverinë për mungesë transparence dhe lidhje me kompaninë që ka përfituar miliona euro nga importet e energjisë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 05/12/2025 05/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?