KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Riviera Shqiptare, ndër destinacionet më të rekomanduara për verën 2026
Rajon

Riviera Shqiptare, ndër destinacionet më të rekomanduara për verën 2026

Alban Begolli
Alban Begolli 17:16 -07/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

“Wom Travel”: plazhe kristal, natyrë dhe histori, ja pse turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë

Muaji korrik konsiderohet një nga periudhat më të mira për pushime në bregdet. Ditët e gjata me diell, temperaturat ideale për t’u freskuar në det dhe atmosfera e gjallë e destinacioneve turistike e bëjnë këtë muaj të preferuar për pushuesit.

Sipas një artikulli të publikuar nga revista italiane e udhëtimeve Wom Travel, korriku ofron balancën perfekte për të udhëtuar: plazhe më të qeta krahasuar me gushtin, ujëra të pastra kristal dhe shpesh edhe çmime më të favorshme për turistët.

Në mesin e destinacioneve më të rekomanduara për verën e vitit 2026, një vend të veçantë zë edhe Riviera Shqiptare, e cila po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve evropianë.

E shtrirë përgjatë brigjeve të Detit Jon, kjo zonë ofron plazhe spektakolare, natyrë të paprekur dhe një atmosferë autentike që shumë vizitorë e krahasojnë me destinacionet më të njohura të Mesdheut.

Ndër qytetet më të frekuentuara është Saranda, e cila gjatë verës kthehet në një nga qendrat më të gjalla turistike të vendit.

Ndërsa vetëm pak kilometra më tej, Ksamil vazhdon të mahnisë turistët me ujërat e kristalta dhe ishujt e vegjël përballë bregut, që shpesh i kanë dhënë këtij destinacioni nofkën “Maldivet e Evropës”.

Për ata që udhëtojnë përgjatë bregdetit, rruga panoramike nga Qafa e Llogarasë drejt detit ofron pamje mbresëlënëse dhe të çon drejt disa prej plazheve më të bukura të vendit, si Dhërmiu, Jala dhe Himara.

Por përtej bukurisë së detit, kjo zonë ofron edhe një trashëgimi të pasur historike dhe kulturore. Një nga atraksionet më të rëndësishme është Parku Kombëtar i Butrintit, një sit arkeologjik i mbrojtur nga UNESCO, që dëshmon historinë mijëravjeçare të rajonit.

Falë kombinimit të natyrës spektakolare, detit të pastër dhe çmimeve konkurruese, Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për pushuesit evropianë.

Në një kohë kur turistët kërkojnë përvoja autentike dhe vende të reja për të zbuluar, Riviera Shqiptare po konsiderohet si një nga surprizat më të mëdha të turizmit mesdhetar. Dhe sipas ekspertëve të turizmit, vera e vitit 2026 mund të jetë momenti ideal për ta zbuluar atë.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Alban Begolli 07/07/2026 07/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika
15:27 -08/07/2026
Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?