KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ristuccia, ushtarëve italianë që u plagosën në Veri: Parandaluat viktima civile, jam krenar me ju
Siguri

Ristuccia, ushtarëve italianë që u plagosën në Veri: Parandaluat viktima civile, jam krenar me ju

KosovaNewss
KosovaNewss 18:32 -01/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar ushtarët italianë të plagosur në përleshjen e 29 majit në hyrje të objektit të Komunës së Zveçan me protestuesit e dhunshëm serbë.

Ristuccia është pritur në Kampin Villagio Italia në Pejë nga koloenli Mario Bozzi, ku edhe kanë qëndruar në infermierinë e këtij kampi.

Ristuccia u ka thënë ushtarëve italianë që të jenë krenar që kanë vepruar në përputhje të plotë me Rezolutën 1244, duke ndërhyrë mes dy palëve të kundërta “dhe duke parandaluar një përplasje që sigurisht do të kishte çuar në një numër të madh të viktimave civile”, raporton Express.

Ai iu ka uruar atyre shërim të shpejt dhe ka thënë se është krenar që është komandant i tyre.

Ushtarët italianë siç ka bërë të ditur ministri italian i Mbrotjes, Guido Crosetto, do të kthehen në Itali në ditët në vijim për t’u rikuperuar dhe për të kaluar kohë me më të dashurit e tyre.

Dje komandanti i KFOR-it, së bashku me admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, kanë vizituar edhe ushtarët e lënduar hungarezë në Kosovë. Pjesa më e madhe e ushtarëve hungarezë të plagosur tashmë janë dërguar në shtëpi dhe janë transferuar në spitale.

“KFOR-i është një mision i udhëhequr nga NATO dhe operon nën mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me detyrën e sigurimit të një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, përfundon njoftimi.

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

KosovaNewss 01/06/2023 01/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?