KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel
Politikë

Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel

Kosova News
Kosova News 15:45 -02/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të ketë takim lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Anouar El Anouni në një konferencë për media të hënën.

“Ajo çka mund të them është se takimi ishte thirrur në nivel të kryenegociatorëve, dhe se takimi me palën kosovare zhvillohet me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi. Pala serbe pritet të mbërrijë nesër. Kjo është ajo çka mund të themi aktualisht dhe do t’ju lajmërojmë nëse kemi informacione të tjera”, ka deklaruar ai.

Ky është takimi i parë i kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel që nga emërimi i Peter Sorensen si i dërguar i posaçëm për dialog, në vend të Miroslav Lajçakut.

Kujtojmë se që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë raund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të krizave dhe tensioneve në veri të Kosovës.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në shkurt të vitit 2023 kanë arritur marrëveshjen bazë në Bruksel, ndërkaq pas një muaji, me 18 mars janë pajtuar për aneksin e zbatimit të saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, zbatimi i saj ende nuk shihet në horizont.

Gjithashtu lexoni:

Moti në vikend i nxehtë, temperatura deri në 37 gradë Celsius

Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian

Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Kosova News 02/06/2025 02/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë
09:14 -05/07/2025
Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës
09:12 -05/07/2025
BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
08:39 -05/07/2025
Moti në vikend i nxehtë, temperatura deri në 37 gradë Celsius
08:34 -05/07/2025
Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:32 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?