Rinia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka zhvilluar një aksion simbolik te Qeveria e Kosovës.
Ata në dyer të ndërtesës së Qeverisë kanë vendosur “afishe mortore” për “kauzat e Lëvizjes Vetëvendosje” e të kryeministri Albin Kurti.
Sipas tyre këto kauza kanë vdekur.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë popullin e Kosovës se kanë vdekur të gjitha kauzat me të cilat erdhi në pushtet Albin Kurti … Varrimi i kauzave, parimeve dhe premtimeve po bëhet çdo ditë. Të pikëlluar ata që shpresuan”, shkruhet në afishe.


