KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Riker: Dialogu ka rezultuar me marrëveshje të mira, por nuk shohim përparim në zbatimin e tyre
Politikë

Riker: Dialogu ka rezultuar me marrëveshje të mira, por nuk shohim përparim në zbatimin e tyre

Kosova News
Kosova News 20:53 -22/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, deklaroi për RTK se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, megjithë rëndësinë e tij, nuk beson se do të jetë prioritet për administratën e re të Donald Trumpit.

Fokusimi i SHBA do të jetë siguria dhe prosperiteti, së bashku me mbështetje për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, theksoi ai. Sipas Riker, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë marrëveshje të mira, por zbatimi i tyre ende mbetet një sfidë e madhe.

Diplomati amerikan Filip Riker e vlerësoi situatën e tanishme pas formimit të Komisionit të ri Evropian dhe rikthimit të Donald Trumpit në krye të administratës amerikane si një moment të rëndësishëm për shqyrtimin e hapave të ardhshëm në zgjidhjen e sfidave në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk mendoj se çështja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jetë në krye të agjendës së administratës amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të kapërcejnë problemet e së kaluarës dhe të gjejnë një rrugë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e tyre”, thekson Riker.

Sipas Riker, i cili ka marre pjesë në Konferencën e Sigurisë në Beograd, fokusi kryesor i presidentit Trump do të jetë siguria dhe prosperiteti, në përputhje me politikën e tij “Amerika e para”.

“Presidenti Trump ka përcaktuar qartë prioritetet që janë të orientuara nga ajo që është e rëndësishme për Amerikën dhe qytetarët e saj. Kjo nuk është një izolacionizmi i plotë, por njerëzit duhet të jenë të rezervuar në pritshmëritë e tyre që SHBA të zgjidhë problemet e tyre. Bota sot përballet me sfida të mëdha gjeopolitike që kërkojnë vëmendje urgjente”, tha Riker.

Riker, i cili ka qenë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, theksoi se dialogu nën Bashkimit Evropian mbetet mjeti kyç për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por shprehu shqetësimin për përparimin e ngadaltë.

“Dialogu ka rezultuar në marrëveshje të mira, por nuk shohim përparimin e pritur në zbatimin e tyre. Ekziston një detyrim për të ndërmarrë hapa konkretë. Pse të presim një dekadë tjetër për të zgjidhur çështje që, nga pikëpamja globale, janë relativisht të thjeshta. Mendoni për gjërat me të cilat kemi të bëjmë sot në planet dhe ju shqetësoheni per tabelat e regjistrimit ose Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Mbyllni këto procese dhe shfrytëzojeni mundësitë që janë përpara jush”, tha Riker.

Duke folur për pasojat e luftës në Ukrainë, Riker theksoi nevojën për forcimin e integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor për të ruajtur stabilitetin në rajon.

“Rusia e Vladimir Putinit sulmoi fqinjin e saj, duke u munduar të marrë pavarësinë dhe sovranitetin e një shteti të njohur ndërkombëtarisht. Kjo na kujton rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike, si NATO dhe BE, të cilat ofrojnë strukturë, stabilitet dhe prosperitet”, tha Riker.

Sipas tij, stabiliteti i rajonit është kyç jo vetëm për komunitetet lokale, por edhe për sigurinë më të gjerë evropiane.

“NATO ka siguruar një periudhë pa precedent në hapësirën transatlantike kur bëhet fjalë për stabilitet dhe siguri. Kjo nuk ka qenë një kërcënim për Rusinë, por një mundësi për përparimin e përbashkët, tha Riker, duke paralajmëruar se problemet e pazgjidhura mund të hapin mundësinë për destabilizim që liderët si Putin mund ta shfrytëzojnë.

Diplomati amerikan theksoi se liderët në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të humbin mundësitë për të zgjidhur problemet që pengojnë përparimin.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kosova News 22/11/2024 22/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
14 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?