KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rifat Latifi takon mjekët shqiptar që veprojnë në Graz, iu kërkon bashkëpunim
Shëndetësi

Rifat Latifi takon mjekët shqiptar që veprojnë në Graz, iu kërkon bashkëpunim

Kosova News
Kosova News 20:44 -13/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi ka takuar mjekët shqiptar që veprojnë në Graz të Austrisë, para tyre ka shpalosur prioritetet duke veçuar shtatë shtyllat e transformimit të shëndetësisë dhe i ka ftuar mjekët për bashkëpunim për transformimin e shëndetësisë në Kosovë.

Komunikata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ftoj të gjithë mjekët shqiptar të Republikës së Steiermarkut-Grazit të Austrisë, për bashkëpunim sa i përketë transformimit dhe zhvillimit të sistemit shëndetësor të Kosovës.

Ministri Latifi, në këtë takim shpalosi prioritetet e tij, duke veçuar shtatë shtyllat e transformimit të shëndetësisë, ndër to edhe ktthimi i trurit dhe formimi i 14 Qendrave Ekselente!

Ai veçoi se shëndetësia në Kosovë ka nevojë për ndihmë të strukturuar, e ku diaspora mund të bëjë shumë në këtë drejtim.

Për këtë çështje, ai ftoj mjekët shqiptar në Graz për bashkëpunim, pasi që kthimi i trurit në këtë kohë është më se i domosdoshëm.

Meqë kthimi i trurit është një nga prioritetet kryesore të ministrit Latifi, mjekët dhe studentët shqiptar u shprehën mirënjohës dhe njëherit të gatshëm për bashkëpunim për zhvillimin e shëndetësisë së Kosovës.

Ai ju drejtua të pranishmëve duke ju thënë se kontributi i të gjithëve është më se i nevojshëm në këtë periudhë, pasi që pacienti është në rend të parë dhe se prioriteti kryesor është ofrimi i shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Përndryshe, pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe shqiptar të suksesshëm të fushës së bizneseve dhe të shoqatave të ndryshme shqiptare në rajonin e Grazit.

Ata u shprehën të gatshëm për të kontribuuar dhe bashkëpunuar me ministrin Latifi, për transformimin e shëndetësisë, në mënyrë që qytetarët të kënë shërbime më të mira shëndetësore.

Ky takim i ministrit Latifi, u realizua në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Austri.

Gjithashtu lexoni:

Shtim i vaksinimit, efektiv për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse

Vitia: Kushdo që ka provon të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë

Sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kong, AUV del me një sqarim

Këshilla nga “Zhan Mitrev”: Kujdesi në shtëpi pas lindjes me prerje cezariane

TAGGED: Rifat Latifi
Kosova News 13/07/2022 13/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

AAK sot çon në Kushtetuese vendimet e marra gjatë seancës konstituive
08:46 -12/05/2025
Moti gjatë javës do të jetë i paqëndrueshëm
08:42 -12/05/2025
Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?