Rifat Jashari ka mbërritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”, së bashku me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.
Jashari është pritur me duartrokitje nga deputetët.
Seanca solemne në 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së” nisi me një minutë heshtje.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka ftuar të gjithë deputetët dhe mysafirët që janë pjesë e kësaj seancë që të ngrihen në këmbë derisa interpretohet himni i Kosovës dhe ai Kombëtar.
Të pranishëm në këtë seancë janë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Rifat Jashari dhe ambasadorë të vendeve mike të Kosovës.
Pas ceremonisë, Konjufca ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje për të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës.
