KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rexhepi: Nuk duhet të lejojmë Asociacion që krijon shtet brenda shtetit
Politikë

Rexhepi: Nuk duhet të lejojmë Asociacion që krijon shtet brenda shtetit

KosovaNewss
KosovaNewss 19:11 -23/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilia Rexhepi është shprehur pro organizimit të zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, teksa ka thënë se mbetet prapa qëndrimit të saj kundër një Asociacioni të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

“Konsideroj se në veri të vendit tonë duhet të organizojmë zgjedhje lokale dhe popullata shumicë serbe të marrë pjesë dhe të vendosë për jetën e tyre dhe kë do të votojë. Ne si qeveri nuk jemi imponuar atje për të vendosur njerëzit tanë për kryetar të komunave, por është dashur ta respektojmë rregullativën ligjore, në mënyrë që institucionet të funksionojnë. Tani të shohim si do shkojë procesi i peticionit për largimin e kryetarëve. Për momentin i gjithë procesi është te KQZ-ja, por duhet t’u ofrojmë serbëve atje mundësinë që të vendosin se kë do të votojnë”, ka theksuar Rexhepi në një intervistë për magazinën “Info Plus” në RTK.

Duke folur për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ajo ka thënë se si qeveri janë duke punuar për të mos lejuar krijimin e një ‘shteti brenda shtetit’. Rexhepi thotë se ndonëse partnerët amerikanë dhe evropianë japin garancë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, drafti i paraqitur nga pala evropiane ofron një bazë të fortë për themelimin e një shteti brenda shtetit.

“Tani pasi jemi liruar faktikisht në rrugëtimin drejt BE-së, ku  qytetarët tanë mund të lëvizin lirshëm, procesi i Asociacionit është më pak i rëndësishëm. Unë përfaqësoj tezën që nuk mund të krijojmë shtet brenda shtetit, duke pasur parasysh eksperiencën në Bosnjë e Hercegovinë, ku Republika Srbska ende e ngec procesin drejt BE-së, e pse ta bëjmë këtë në shtetin tonë. Po ashtu, dhënia e privilegjeve vetëm për një popull që të krijojë Asociacion të një natyre etnike konsideroj që është e gabuar”, ka shtuar zëvendëskryeministrja.

Ajo ka thënë se kjo nuk do të thotë që ajo është kundër integrimit të serbëve, pasi edhe ata kanë të drejtën të jetojnë në Kosovë dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat sikur të gjithë të tjerët, por sipas saj kjo nuk ua jep të drejtën të shkelin popujt tjerë ose nuk ua jep të drejtën të ndajnë një pjesë të territorit të vendit.

“Nëse keni një pushtet të madh ekzekutiv dhe këto autorizime janë të jashtëzakonshme gjatë veprimit tuaj, ju me kohë mund të organizoni referendum dhe të ndaheni nga ai shtet. Konsideroj se është më mirë që tani si parandalim të jemi të vëmendshëm dhe mendoj se ajo  çfarë po bën kryeministri Kurti është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, nuk është as kundër serbëve as kundër shqiptarëve. Ne, mbi të gjitha duhet të mendojmë fillimisht si kosovar, e më pas të ndahemi sipas grupacioneve etnike që u takojmë”, ka nënvizuar Rexhepi.

Ajo ka folur edhe për nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe organizatës ndërkombëtare ICO me seli në Londër, përmes së cilit synohet mbështetja qeveritare ndaj komuniteteve jo shumicë në shumë fusha.

Rexhepi tha se në vitet 2024-2030, planifikohet të investohet rreth 300 milionë euro për komunitetet jo shumicë.

“Ka qenë një projekt goxha kërkues, ku kemi punuar më shumë se një vit e gjysmë me organizatën ndërkombëtare ICO. Planifikojmë të mbështesim komunitetet joshumicë nga Leposaviqi e deri në Dragash. Falënderoj kryeministrin Kurti i cili më ka mbështetur në këtë projekt, i cili do të krijojë mundësi të investimeve nga viti 2024 deri në vitin 2030. Ky projekt synon stabilizimin e komuniteteve joshumicë dhe rimëkëmbjen e tyre ekonomike në shtetin ku jetojnë. Në këtë projekt janë të përfshirë të gjitha komunitetet: serbët, boshnjakët, turqit, goranët, romët, ashkalinjtë, romët, egjiptianët”, ka thënë Rexhepi.

Sipas saj qëllimi i këtij projekti është që me aktivitetet e qeverisë të nxitet zhvillimi ekonomik e të hapen vende të reja puna, ku do të punësohen qytetarët e komuniteteve joshumicë dhe kësisoj të ndalet procesi i migrimit të qytetarëve dhe të sigurohet ekzistenca e familjeve të tyre.

Gjithashtu lexoni:

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

KosovaNewss 23/01/2024 23/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren
09:50 -20/06/2026
Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës
09:47 -20/06/2026
Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia
09:45 -20/06/2026
KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave
09:43 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?