Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj, ka reaguar duke e akuzuar Kryetarin e Luginës së Preshevës Shqipërim Arifin se “pozicionimi i tij është i qartë, edhe sot u vërtetua”.
Pasi sipas Rexhës “dy asamblistët, Branko Trajkoviq dhe Stefan Andjelkoviq, njëri nga partia e Vuçiqit e tjetri nga ajo e Daçiqit e shpëtuan sot Kryetarin e Preshevës që të mos rrëzohej nga pozita që ka”.
Sipas Rexhajt Arifi është kundër Qeverisë së Kosovës.
“A ky i fundit vazhdon të flasi broçkulla gjithandej kundër Qeverisë së Kosovës e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka përfunduar Rexhaj në Facebook.