KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rëndohet edhe më shumë bilanci – Shkon në mbi 19,300 numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Botë

Rëndohet edhe më shumë bilanci – Shkon në mbi 19,300 numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Kosova News
Kosova News 15:31 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Numri i personave të vdekur nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqi dhe Siri ka shkuar në më shumë se 19,300 njerëz.

Duke dhënë një numër të përditësuar të vdekjeve të enjten pasdite, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se 16,170 njerëz kanë vdekur vetëm në vendin e tij, raporton BBC.

Të dhënët tregojnë se më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur në Siri.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Gjatë natës, ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë për të mbijetuar mes rrënojave të strukturave të shembura, por shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë shkojnë duke u zvogëluar pasi kanë kaluar më shumë se tri ditë që nga tërmetet.

Përpjekjet për shpëtim janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre.

Ekspertët thanë se koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë vendimtare në 72 orët e para.

Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, thanë ata.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi të mërkurën provincën e Hatait, e cila është goditur rëndë, prej ku banorët kanë kritikuar përpjekjet e Qeverisë, duke thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit shkuan me vonesë.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, më shumë se 110.000 trupa të ekipeve të shpëtimit po marrin pjesë në operacionet për të shpëtuar sa më shumë jetë, dhe më shumë se 5.500 automjete, përfshirë traktorë, vinça, buldozerë dhe ekskavatorë janë dërguar në zonat e prekura nga tërmetet.

Gjithashtu lexoni:

Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen në takimin e Shtëpisë së Bardhë

“Kjo duhet të ndalet” – BE planifikon sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë që nga viti 2022, thotë Ministri i Jashtëm francez

Trump vendos tarifa për Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në Suharekë

Edhe sot temperatura të larta

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Arsenali vendos në shitje tre yje të ekipit
11:43 -08/07/2025
Bayern Munichu i gatshëm të ofrojë 100 milionë për yllin e PSG-së
11:39 -08/07/2025
Parlamenti Evropian: Serbia duhet ta njohë gjenocidin në Srebrenicë
11:34 -08/07/2025
Superstrada Tiranë-Durrës, Rama: Drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes
11:20 -08/07/2025
Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen në takimin e Shtëpisë së Bardhë
11:16 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?