KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » REL: Rusia vazhdon të rrisë numrin e diplomatëve në Serbi
Politikë

REL: Rusia vazhdon të rrisë numrin e diplomatëve në Serbi

KosovaNewss
KosovaNewss 13:02 -05/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia vazhdoi të rrisë numrin e diplomatëve të saj në Serbi, vendi i rrallë evropian që nuk vendosi sanksione ndaj Kremlinit dhe një nga të paktët në Evropë që nuk kërkoi reduktim të fushëveprimit të misionit rus pas pushtimit të Ukrainës.

Lista diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme tregon se dy diplomatë të tjerë rusë kanë mbërritur në Serbi gjatë muajit mars.

Në fillim të marsit, misioni i Rusisë në Serbi kishte 62 diplomatë, ndërkaq më 31 mars ishin 64 të tillë.

Në fillim të marsit, Radio Evropa e Lirë njoftoi se Rusia, një vit pas pushtimit në Ukrainë, kishte rritur praninë e saj diplomatike në Serbi, pas valës së dëbimeve të diplomatëve nga BE-ja vitin e kaluar.

Me dy ardhjet e reja në mars, numri i diplomatëve rusë në Serbi, që nga shkurti i vitit të kaluar, ka shënuar dhjetë më shumë.

Hulumtimi, në fillim të marsit, tregoi gjithashtu se të paktën tre diplomatë të dëbuar, tani janë përfaqësues të akredituar rusë në Serbi, duke përfshirë dy prej tyre që kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse.

Sipas listës së fundit të publikuar nga Ministria e Jashtme, nga 31 marsi, ata ende janë të pranishëm në misionin rus në Beograd.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me ngritjen e re të numrit të diplomatëve.

Pyetjeve nuk u janë përgjigjur as Qeveria e Serbisë dhe as Ambasada ruse në Serbi.

Nikolla Lluniq, ish-diplomat ushtarak i Serbisë, i cili tani kryeson Këshillin joqeveritar për Politikat Strategjike me qendër në Beograd, tha se injorimi i rritjes së numrit të diplomatëve rusë, sigurisht që do të shkaktojë mosbesim në vendet në rajon dhe në Evropë.

“Por, edhe do të rrisë rrezikun e sigurisë, gjë që Serbisë nuk i nevojitet në këtë moment”, shtoi Lluniq. 

Gjithashtu lexoni:

“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê

Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend

Haradinaj takon ambasadorin Rohde, thotë se AAK është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e bllokadës politike

Pushon aktiviteti i ‘Lëvizjes për Bashkim’, e çregjistron KQZ-ja

Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”

KosovaNewss 05/04/2023 05/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit
21:57 -10/07/2025
Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal
21:25 -10/07/2025
“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
21:23 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?