KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rektori i UP-së, thirrje studentëve: Mos bini pre e dezinformatave
Arsim

Rektori i UP-së, thirrje studentëve: Mos bini pre e dezinformatave

KosovaNewss
KosovaNewss 19:16 -08/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, u ka bërë thirrje studentëve që të mos dalin në protestën e së martës për kërkimin e afateve shtesë të provimeve. Ai ka porositur studentët të mos bien pre e dezinformatave, që sipas tij, po nxiten qëllimisht.

Studentët e UP-së të enjten dhe të premten (sot) kanë bojkotuar mësimin pas thirrjes së Parlamentit Studentor për të shprehur pakënaqësitë për mosshqyrtim nga Senati të kërkesës për shtimin e dy afateve për mbajtjen e provimeve (nëntor dhe prill). Parlamenti Studentoi njoftoi për protestë të martën pasi dështuan të arrinin marrëveshje me menaxhmentin e UP-së gjatë takimit të sotëm.

Në një konferencë për media, rektori Hajrullahu ka thënë se është i gatshëm të bisedojë për çdo brengë të studentëve, por siç thotë ai, pa shkelur normal rregullative të UP-së.

“Studentëve nuk i mohohen të drejtat, statuti është i qartë. Ne e kemi obligim që të bëjmë vlerësimin e studentëve në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo është detyra jonë që të garantojmë”, ka thënë Hajrullahu.

Hajrullahu për protestën e së martës u shpreh se studentët nuk duhet të bien pre e lajmeve të rreme, që sipas tij, po nxitën qëllimisht nga grupe të caktuara.

“Ideja ime ka qenë që konferencën e parë me media ta mbajë se si po e zhvillojmë transparencën dhe janë dyert hapur. Sot jam njoftuar se pas mbledhjes së komisionit studentët e kanë braktisur mbledhjen dhe brenda sekondash kanë njoftuar për protestë të martën. Unë e konsideroj të arsyeshme që t’iu flas  studentëve që mos të bien pre e dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Këtu ka keqkuptime të qëllimshme nga grupet e caktuara. Më pak se gjashtë javë mund te them se çka është arritur. Se si është çështja e adresimeve për afatet shtesë. Universiteti i Prishtinës ka arritur për të kontribuar, ne kemi arritur të inaugurojmë Qendrën e Arkeologjisë. Ne as nuk do t’i mohojmë të arriturat e shumta, por as problemet që kemi, andaj jemi këtu që çdo sfidë ta zgjedhim“, ka thënë Hajrullahu, transmeton EO.

Sipas Statutit të UP-së, viti akademik përfshin tri afate të rregullta: atë të janarit, të qershorit dhe të shtatorit.

Viteve të kaluara ka pasur afate shtesë të nëntorit e prillit.

Javën e kaluar, Senati formoi komision të përkohshëm për të vlerësuar kërkesën për shtim të afatit në nëntor. Në vendimin për formimin e komisionit nuk u përmend afati i prillit, çka çoi në reagimin e studentëve.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve

KosovaNewss 08/11/2024 08/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?