KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Refuzimi i Presidentes pas shkeljeve të shumta, Këshilli Prokurorial sërish dorëzon emrin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit
Siguri

Refuzimi i Presidentes pas shkeljeve të shumta, Këshilli Prokurorial sërish dorëzon emrin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit

Kosova News
Kosova News 13:36 -01/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) të mërkurën ka dorëzuar sërish në Presidencë emrin e Blerim Isufajt, për dekretim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar anëtarja e KPK-së, Jehona Grantolli.

“Po, është e vërtetë që e kanë dërgu edhe një herë, po po Këshilli me vendim”, ka thënë për Betimi për Drejtësi, Grantolli.

Po ashtu, edhe anëtari tjetër i KPK-së, Arian Gashi tha se ishte formuar një grup që ka analizuar çështjet e ngritura dhe pastaj e ka dhënë secili qëndrimin.

“E di që është formu një grup që ka pas me i analizu qito çështjet e ngritura, është dërgu pastaj të gjeturat lidhur me këtë çështje dhe na kemi dhanë secili qëndrimin tonë. Mbledhje e veçantë nuk është mbajtë, se nëse ish mbajtë mbledhja ishit informu besoj, të gjitha mediat”, ka thënë Gashi.

Kurse, Bekim Kupina, këshilltar për medie i presidentes Vjosa Osmani, ka konfirmuar se “kanë pranuar një letër nga kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku”.

Presidentja Vjosa Osmani më 17 tetor 2023, përmes një konference për medie njoftoi se e ka njoftuar KPK-në që duke u bazuar në shkeljet e evidentuara në proces, nuk mund ta dekretojë Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokuriorial të Kosovës në lidhje me këtë vlerësim të procedurës, duke pasur parasysh të gjitha shkeljet e përmendura, më obligon të mos bëj dekretimin e kandidatit të proopuar për Kryeprokuror të Shtetit, sipas propozimit të Këshilit Prokurorial”, kishte thënë Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit – Raport 18 faqesh me shkelje

Ndërsa, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempus“, Osmani renditi shkeljet që janë evidentuar në këtë proces, kurse theksoi se për dekretimin e Kryeprokurorit ka pranuar edhe kërcënime.

Më 6 prill 2022, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kishte votuar unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim ishte në duart e presidentes Vjosa Osmani. Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe Lëvizja FOL, e kanë quajtur të papranueshëm propozimin për emërimin e Isufajt si Kryeprokuror dhe se kanë propozuar që të përsëritet konkursi.

Para vendimit të Presidentes, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e plotë, ku ishte konstatuar se prokurori Shqipdon Fazliu pas afatit ligjor kishte kontestuar procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit në gjykatat e rregullta. 

Presidentja Osmani: Askush nuk mund të merr vendime duke kërcënuar kreun e shtetit (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për president

Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror

Aksident trafiku në Krushevë të Klinës, disa automjete të përfshira

Kosova News 01/11/2023 01/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari
21:57 -21/06/2026
Amedspori arrin marrëveshje me portierin e Kosovës
21:33 -21/06/2026
Spanja e mposht Arabinë Saudite me rezultat të thellë
20:49 -21/06/2026
Aksident trafiku në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona
19:45 -21/06/2026
Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike
18:48 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?