KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon Sami Lushtaku, e quan “goditjet” ndaj biznesit të nipit të tij deklaratën e kryeministrit Albin Kurti
Politikë

Reagon Sami Lushtaku, e quan “goditjet” ndaj biznesit të nipit të tij deklaratën e kryeministrit Albin Kurti

Kosova News
Kosova News 11:57 -10/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot e ka vizituar Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për të shprehur mbështetjen e tij ndaj drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija.

Drejtorit të Auditimit në ShSKUK, Musa Vitija i është djegur ditë më parë vetura e dytë brenda tre muajsh.

E deklaratat mbështetëse të kryeministrit Albin Kurti për zyrtarin Vitija dhe kërkimi i llogarisë, kanë nxitur reagimin e Sami Lushtaku, i cili e  ka cilësuar “të motivuar politikisht” denoncimin e bërë nga kryeministri ndaj kompanisë “Security Code”, e cila është në bashkëpronësi të nipit të tij, Milazim Lushtakut.

Në një deklarim për media të cilën e transmeton Indeksonline, Lushtaku i cilësoi si sulme “të motivuara politikisht” komentet e kryeministrit ndaj kompanisë e cila është përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Edhe Serbia qishtu na ka ndjek si Albin Kurti”, tha Lushtaku.

“Ai është marrë me këtë kompani për shkakun tim, normal”, është shprehur Lushtaku.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pas një pune intensive janë gjetur shkelje të shumta të dokumentuara në raport përkatës që ka bërë zyrtari të cilin i janë djegur mandej veturat.

E Kurti tha se dy kompanitë, “Security Code” që është përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave, kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre.

E para, sipas Kurtit sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së zyrtarit Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”.

“Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin”, ka thënë mes tjerash Kurti, raporton KosovaNews.

Njëra prej këtyre kompanive, “Security Code”, është në pronësi të Milazim Lushtakut, kushëririt të Sami Lushtakut, funksionarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Djegia e veturës së zyrtarit të auditimit, Kurti: Dy kompanitë, “Security Code” dhe “Quantic” kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA

Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm

PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun

Dështimi i 33-të i seancës konstituive të Kuvendit

Osmani me kryediplomatin turk diskutuan për partneritetin mes dy vendeve

Kosova News 10/10/2022 10/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Sekreti i derës emergjente të avionit- Si shpëtohen pasagjerët në raste të jashtëzakonshme
12:14 -17/06/2025
Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA
12:02 -17/06/2025
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj policit që dyshohet se grushtoi një qytetar në Prizren
11:36 -17/06/2025
Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm
11:09 -17/06/2025
PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun
10:47 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?