KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon edhe kryeministri për sulmin e policëve, kërkon nga Prokuroria e gjyqësori të veprojnë
Politikë

Reagon edhe kryeministri për sulmin e policëve, kërkon nga Prokuroria e gjyqësori të veprojnë

Kosova News
Kosova News 15:07 -17/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot do t’i pret në takim policët të cilët u sulmuan gjatë aksionit kundër kontrabandës në Leposaviq.

Kurti shprehu mirënjohjen për zyrtarët policor, por tha se shpreson që edhe prokuroria e gjyqësori të merren me rastin që mos të përsëriten më raste si ajo në Leposaviq.

“Shpreh mirënjohjen time të madhe për trimërinë dhe profesionalizimin e tyre, por në të njëjtën kohë shpresoj e uroj që edhe hallkat tjerat të sistemit të drejtësisë – prokuroria e gjyqësori, të jenë në nivel të detyrës që mos të na përsëriten raste të tilla. Sot kam caktuar që t’i pres pasdite në orën 17:00 policët e lënduar në Zyrën e Kryeministrit”, ka thënë Kurti pasi u pyet në një konferencë për media nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurse në një deklaratë të lëshuar më herët ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Prokuroria Speciale ka ngecur për t’i dhënë ndihmë procesit të hetimit të rastit të së shtunës pas operacionit të policisë në Leposaviq kundër kontrabandës.

Ai ka thënë se Porkuroria Speciale nuk është përgjigjur pozitivisht kur i është kërkuar nga policia që të marrë nën hetim ngjarjen e ndodhur. Kritikë bëri edhe ndaj prokurores së Prokurorisë Themelore.

“Zyrtarët policor i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen. Edhe pas këmbënguljes së tyre, Prokuroria nuk u përgjigj pozitivisht. Ndërkohë, prokurorja e prokurorisë themelore e liroi menjëherë njërin prej kontrabandistëve sulmues të policisë. Ndaj po shpreh edhe një herë tjetër bindjen time të thellë. Hezitimi për të vepruar i organeve të drejtësisë, përkthehet automatikisht në fuqizim të kriminelëve dhe rritje të vetëbesimit tek ta”, tha ministri mes tjerash.

Ministri Sveçla jep detaje si u zhvillua aksioni në veri: Policët rrezikuan jetën, prokuroria i liroi menjëherë kontrabanduesit

Gjithashtu lexoni:

Hekuran Murati: Përparim, gënjeve që Qeveria të ka bllokuar buxhetin, të demantova me fakte dhe argumente

Në Mitrovicë të Veriut gjenden barna të paautorizuara për tregun vendas

15 vatra aktive zjarri në Kosovë, helikopterët e KFOR-it ndërhyjnë në Skenderaj

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

Sveçla reagon pas ngjarjes tragjike në Lipjan: Hetim i plotë dhe drejtësi

Kosova News 17/07/2022 17/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Drita e nis me fitore Ligën e Kampionëve
23:03 -08/07/2025
Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese
22:59 -08/07/2025
Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë
22:19 -08/07/2025
Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin
21:49 -08/07/2025
Salla “1 Tetori”, gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
21:05 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?