KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon Bislimi: Dje pati plan ruso-serb për djegien e pikës kufitare në Jarinjë, ky plan u parandalua nga…
Politikë

Reagon Bislimi: Dje pati plan ruso-serb për djegien e pikës kufitare në Jarinjë, ky plan u parandalua nga…

Kosova News
Kosova News 15:00 -19/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se të dielën pati plan ruso-serb që të digjej pika kufitare e Jarinjës, në veri të vendit, raporton KosovaNews

Ai bërëiu këtë reagim në një shkrim në Facebook të hënën, ku tha se plani u parandalua nga institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët, veçmas me ata amerikanët.

“Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin. Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës.  Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët)”, shkroi Bislimi.

Ai shtoi se pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte.

“Dje Serbia nuk i ndaloi huliganët serbë – ajo u tërhoq nga plani për djegien e Jarinjës. Intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm”, ka thënë ai.

Por Bislimi ka theksuar se siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, ne (Kosova) e kemi aleat Perëndimin dhe ShBA-në.

“Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë!”, ka shkruar mes tjerash Bislimi./KosovaNews

Protesta e grupeve djathtiste serbe u përshkua me incidente, pasi protestuesit bënë përpjekje të thyejnë kordonin policor.

Në anën e kufirit të Kosovës dolën edhe pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Barrikadat në veri të Kosovës janë vendosur që nga 10 dhjetori, në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës.

Dejan Pantiq, sipas autoriteteve në Kosovë, dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për shkak të incidenteve të armatosura dhe vendosjes së barrikadave, autoritetet në Kosovë që nga 10 dhjetori kanë mbyllur përkohësisht dy pikat kufitare në veri: Jarinjë dhe Bërnjak.

Gjithashtu lexoni:

Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik

Theret një person, arrestohet i dyshuari

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës

Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

Kosova News 19/12/2022 19/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Prishtinë, e lidhin me kabllo, nën kërcënimin e armës ia vjedhin 150 euro
12:02 -06/06/2025
Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmërisë
11:59 -06/06/2025
Krasniqi: Shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet
11:12 -06/06/2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik
10:48 -06/06/2025
Theret një person, arrestohet i dyshuari
10:32 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?