KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon ashpër ministri Faton Peci: Për keqardhje përqeshja, bullizmi dhe gjuha seksiste në disa media online
Politikë

Reagon ashpër ministri Faton Peci: Për keqardhje përqeshja, bullizmi dhe gjuha seksiste në disa media online

Kosova News
Kosova News 15:59 -11/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të mbiemrit të tij në aspektin negativ.

Ai tha se prej disa kohësh, në disa  prej mediave online, sistematikisht është bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin.

“Pra, këto media punën time si ministër dhe si njeri i angazhuar në politikë po e mbulojnë nëpërmjet raportimit seksist apo përqeshjes në raport me mbiemrin tim. Puna e secilit e përmbushë emrin dhe mbiemrin. Ka të tillë që bartin histori pas vetes, sikundër që ka të tillë që janë pjesë e arealit të mbiemrave kosovarë”, ka shkruar në reagimin e tij ministri.

I pari i ministrisë tha se është për keqardhje kur konotacioni pezhorativ përdoret nga një pjesë e atyre që lirinë e fjalës po e kthejnë në liri denigrimi.

“Për keqardhje është kur sheh se as shoqëria civile e as ata që duhet kujdesur për gjuhën e medias për vite të tëra nuk e thanë asnjë fjalë. Madje kësaj gjuhe seksiste e denigruese iu paska bashkangjitë edhe një anëtare e shoqërisë civile nga Mitrovica. Kjo le që bie ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, por edhe me kodin etik të komunikimit publik”, ka thënë ai.

Ministri Peci tha se të gjithë bartin mbiemra, por mbi të gjitha bartim punën dhe veprat që lënë pas.

“Qyteti prej nga vij unë, Mitrovica ka mbiemra karakteristik, të cilët përtej tij personifikojnë historinë.  Isa Boletini, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Safet Peci Boletini, Ramadan Peci e shumë e shumë të tjerë, ishin Pec, janë ata që pavarësisht mbiemrave dhanë gjithçka për këtë vend. Si të tillë, qytetarët e këtij vendi i kujtojnë për veprat”.

Ndër të tjera, ministri Peci thotë se ky bullizëm e seksizëm online është kundër vlerave që pretendon shoqëria jonë.

“E marrë me mend se pas këtij reagimi, sërish dikush me tituj për klikim do të provoj ta ndërtojë të ashtuquajturin “lajm”. Por, pavarësisht kësaj, unë vazhdoj ta mbajë me krenari si emrin edhe mbiemrin. Krejt çfarë mund të bëj  është një këshillë miqësore për këtë kastë: lexojeni Frojdin, po patjetër edhe Joseph Murphy-in. As unë e as mbiemri im nuk mund t’u dalë në ndihmë atyre që përpiqen t’i trajtojnë apo t’i projektojnë komplekset e tyre te tjetri!”, ka shkruar Peci në rrjetin social.

Reagimi i plotë i ministrit Faton Peci:

https://www.facebook.com/fatonpeci24/posts/pfbid0PRLrYZt8QaLBnAQdqLj4Vijq4w3vdcYeDRAogtETxZmR2GBjZE1MdGfPsMksDBuBl

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Serbia po përdor qytetarë të Kosovës për destabilizim të brendshëm

Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

Ambasada Gjermane për arrestimin e ish-policit: Presim verifikim të shpejtë të besueshmërisë së akuzave nga Serbia

Presidentja Osmani me tren nga Osaka për në Tokio, paralajmëron takime të rëndësishme bilaterale

TAGGED: bullizmi, Faton Peci, gjuha, Media
Kosova News 11/07/2022 11/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Pas vendimit për heqjen e shtetësisë, Policia nis procedurat për largim me forcë nga Kosova të serbit Nikola Vujoviq
16:35 -14/06/2025
Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë
15:53 -14/06/2025
Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale
15:21 -14/06/2025
Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
15:17 -14/06/2025
Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën
14:20 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?