KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagime të ashpra pas incidentit në sheshin “Car Llazar” në veri ku u arrestua një serb për vandalizëm
Siguri

Reagime të ashpra pas incidentit në sheshin “Car Llazar” në veri ku u arrestua një serb për vandalizëm

Kosova News
Kosova News 12:31 -27/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një incident ndodhi në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Policia e Kosovës ka arrestuar Millosh Subotiq, për tentativë të dëmtimit të pronës private.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 02:35, njësia policore ka hasur në të dyshuarin që po dëmtonte një rrjetë mbrojtëse të një dyqani dhe më pas ka kaluar në pronë private duke shkaktuar dëme të tjera.

“Policia ka kërkuar nga personi të ndalojë veprimet e tij, por ai ka reaguar me ofendime dhe nuk iu ka bindur urdhrave,” thuhet në njoftimin e policisë. I njëjti dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit, dhe ka refuzuar testin për alkool dhe është arrestuar për vandalizëm.

“Ndaj të dyshuarit, sipas procedurave të parapara ligjore, policia i ka shqiptuar një kundërvajtje për vandalizëm dhe më pas është liruar. Sipas detyrës zyrtare, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës, për të hetuar pretendimet e ngritura se kinse zyrtarët policorë kanë keqtrajtuar personin në fjalë”, ka njoftuar policia.

Ky rast ka nxitur reagime nga organizatat joqeveritare në veri, të cilat kanë njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, derisa ky mision të deklarohet për këtë rast.

Përmes një njoftimi që është nënshkruar nga organizatat joqeveritare Aktiv, Nova Iniciativa Shoqërore, Qendra për Afirmimin e Veprimeve Shoqërore, Qendra për Mbrojtjen e Kulturës Demokratike dhe Instituti për Zhvillimin Ekonomik Territorial, është kërkuar përgjegjësi për trajtimin e këtij rasti.

“Në mungesë të përgjigjes ndaj thirrjes sonë, në lidhje me rastin e torturës policore ndaj bashkëqytetarit tonë, Millosh Subotic, ne përsëri po i bëjmë thirrje Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) që të informojë publikun për hapat që ka ndërmarrë për të vendosur përgjegjësinë për trajtimin çnjerëzor dhe torturë në këtë dhe rastet e tjera të fundit të dëshmuara në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

OJQ-të serbe kanë akuzuar EULEX-in se po “bashkëpunon në këtë model abuzimi”.

“Duke dështuar për të vepruar dhe duke llogaritur përgjigjen e tyre, mbikëqyrja e EULEX-it mbi praktikat e sundimit të ligjit nga institucionet e Kosovës kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në inkurajimin dhe institucionalizimin e politikave mosndëshkimore, duke u dhënë imunitet individëve dhe grupeve brenda Policisë së Kosovës për përdorim force të tepruar kundër serbëve të Kosovës. Përmes heshtjes, EULEX-i po bëhet bashkëpunëtor në këtë model abuzimi”, thuhet në reagimin e tyre.

Lidhur me reagimin e këtyre OJQ-ve dhe incidentin e ndodhur ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

Atiq, ka shprehur shqetësim lidhur me situatën. Ai ka shtuar se shoqëria civile serbe në veri të vendit, nuk ka reaguar asnjëherë për djegien e veturave të serbëve në veri apo për veprimet e tjera të dhunshme terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Serverna Brigada”.

“Gjithashtu, reagime nuk ka pasur as pas sulmit brutal ndaj Goran Rakiq. Nuk ka pasur reagime as nga “Lista Serbe”. Reagime nuk ka pasur as për sulmin terrorist në Banjska. Gjithashtu, sipas te dhënave, OJQ ACDC e udhëhequr nga Dusan Radakovic, ka ndërmarrë iniciative për ndërprerje të bashkëpunimit me EULEX, të cilës me pas ju kanë bashkëngjitur edhe OJQ tjera serbe”, ka shkruar Atiq.

Atiq ka theksuar tutje se OJQ-të serbe në veri të vendit kanë reaguar kundër veprimeve te Policisë së Kosovës dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njoftoi se përmes një hetimi do të verifikojë pretendimet e një qytetari serb nga veriu i Mitrovicës se është keqtrajtuar nga zyrtarë policorë.

“Inspektorati Policor sipas detyrës zyrtare ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me pretendimet për keqtrajtim nga Policia, pretendime që janë bërë publike sot në media të ndryshme dhe ka pasur një reagim nga shoqëria civile në Mitrovicën e Veriut”, u tha një njoftim. 

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

Niset Kontingjenti KFOR 8 nga Shqipëria drejt Kosovës

Kosova News 27/10/2024 27/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”
15:22 -15/06/2026
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht
15:01 -15/06/2026
Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati
14:46 -15/06/2026
Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren
14:23 -15/06/2026
Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi
13:48 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?