Parlamentarja britanike për Daçiqin: “Mali Sloba” nuk kërkoi kurrë falje për krimet seksuale të luftës të regjimit, propaganduesi i të cilit ishte!”
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla, ka kritikuar pjesëmarrjen e homologut serb Ivica Daçiç në Konferencën për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Luftëra, që po mbahet në Londër.
Ajo e përshkroi Daçiçin si një nga “arkitektët kryesorë të gjenocidit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Kosovë”.
Ajo i pyeti organizatorët se çfarë kuptimi kishte që Daçiç të fliste në një konferencë të tillë.
“Ai ishte krahu i djathtë i Sllobodan Millosheviçit nga viti 1992 deri në vitin 2000”, kujton Gërvalla.
Ndaj këtij informacioni ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns. Ajo tha përmes llogarisë së saj në Twitter se prania e tij në kongresin e përmendur ishte “e bërë keq” dhe “gabim”.
This was badly done, and wrong.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) November 28, 2022
Milošević's regime saw the rape of 25,000+ Muslim women with industrialised sexual war crimes in rape camps.
'Little Sloba', Ivica Dacic's nickname, has never apologised for the sexual war crimes of the regime he was the propagandist for. https://t.co/VQ9nq50fCb
“Gjatë regjimit të Millosheviçit, më shumë se 25,000 gra muslimane u përdhunuan nga krimet e luftës seksuale të industrializuara në kampet e përdhunimeve. ‘Mali Sloba’, që është pseudonimi i Ivica Daçiçit, asnjëherë nuk kërkoi falje për krimet seksuale të luftës të regjimit të cilit ai ishte propagandues”, tha deputetja Kearns.
Në anën tjetër, Rachel Hagan gazetare në “Daily Mirror” në llogarinë e saj në Twitter përmendi momentin e ministres Gërvalla që u prit me duartrokitje pas deklaratës për Daçiqin.
Opening the #PSVI conference, @NadiaMuradBasee tells a room full of ministers and survivors: “Statements have not helped rescue Yazidi women and promises fall flat for women in Ukraine and Tigray where sexual violence is a constant threat” pic.twitter.com/U4FLjXvUb3
— Rachel Hagan (@rachelhagan_) November 28, 2022