Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar sot pas djegies në veri të vendit edhe të tri veturave me pronarë serbë, por të cilat ishin të regjitruara me targa RKS.
Sipas Velës, strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve vendas në veri të vendit.
“Mbrëmë janë djegur edhe 3 makina të tjera vetëm se kishin targa të Kosovës. Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për të penguar jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit”, shkruan Vela.
#Serbia’s illegal structures continue the orchestrated campaign of intimidation against local Serbs in northern #Kosovo!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 31, 2023
Last night, 3 more cars were burnt just because they had ?? car plates. SRB is trying to create a climate of fear to disrupt normal life & Apr 23rd elections
Më 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Mbreti Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.
Djegia e këtyre tri veturave pason djegien e dy të tjerave në natën e 30 marsit.