Ish- policit serb, Dejan Pantiq, i akuzuar për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri, i është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Ndërkaq, këtë vendim ndaj të akuzuarit e morri gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mentor Bajraktari.
Menjëherë pas kësaj, rinia e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë mbushur muret e kësaj gjykate me mbishkrime “Shtylla e Turpit”.
Në fotografitë e siguruara nga KosovaNews, muret e Gjykatës Themelore, shihen të mbushura me mbishkrimet: “Shtylla e Turpit – Gjyqtari Mentor Bajraktari dhe Prokurori Afrim Shefkiu .



