Nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda.
Gjatë këtij takimi është shenjëstruar rasti i koduar “Mati Një”, për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”, “falsifikimi i dokumentit”, dhe vepra penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në këtë rast janë të përfshirë katër persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është gjashtë milionë e nëntëqind e njëzet e katër mijë e gjashtëqind e pesëdhjete gjashtë euro.
Ndër astetet e ngrira dhe të sekuestruara janë pesëdhjetë pesëdhjetenëntë banesa, dymbëdhjetë parcela në lokacione të ndryshime dhe pesë llogari bankare,