KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti i Klan Kosovës, Kurti iu reagon kritikave: Zbatimi i rregullave të regjistrimit kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediaktik
Politikë

Rasti i Klan Kosovës, Kurti iu reagon kritikave: Zbatimi i rregullave të regjistrimit kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediaktik

KosovaNewss
KosovaNewss 16:20 -29/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar një ditë pas pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e çertifikatës së biznesit të Klan Kosovës dhe kritikave të shumta që ka marrë ky vendim.

Përfundimisht Klan Kosovës i pezullohet certifikata e biznesit, mund të ankohet në gjykatë

Kurti, përmes një shkrimi në Twiter ka thënë se se ndjekja e rregulave të regjistrimit është një detyrë ligjore, e jo një detyrë teknike.

“Kosova ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti primar i të cilave është media dhe 114 kompani të licencuara audio apo audiovizive. Ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, jo një “teknikalitet””, ka shkruar Kurti.

Më tej, Kurti, iu është përgjgijur kritikave të shumta si nga vendorët ashtu edhe nga akterët ndërkombëtarë të mediave se ky vendim i MINT-it kërcënon pluralzimin mediaktik.

“Dhe zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik”, ka theksuar Kurti.

Kurti, gjithashtu, ka shtuar se organet kompetente që vendosin se a duhet të mbyllet Klan Kosova apo jo në një vend demokratik nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit.

“Në demokraci, organet e autorizuara për të vendosur për raste të tilla nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit. Megjithatë, këto organe kanë mbështetjen e plotë të Zyrës sonë në kryerjen e detyrave të tyre, përballë interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur të rreshtuar kundër tyre”, ka shtuar ai.

 Ndërsa, gjatë ditës së premte Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.

Kështu, ky Komision ka konstatuar se ARBK-ja “në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton opinionin publik se, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”. Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente.

Vendimi i Komisionit konstaton se ARBK-ja, në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k. Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, “KGO Media Invest DOOEL”, komunat e Republikës së Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës sonë. Vetë fakti që përfaqësuesit e Klan Kosovës sh.p.k., pas kaq shumë vitesh, kanë nisur hapa për korrigjim, vërteton se biznesi në fjalë e kishte kryer shkeljen e konstatuar nga ARBK-ja dhe se vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ishte marrë me të drejtë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se Komisioni i Ankesave ka evidentuar po ashtu se përpjekjet e vonuara të palës për t’i korrigjuar shkeljet e saj ndër vite, ende nuk kanë shkuar deri në fund.

“Mirëpo, Komisioni i Ankesave ka evidentuar po ashtu se përpjekjet e vonuara të palës për t’i korrigjuar shkeljet e saj ndër vite, ende nuk kanë shkuar deri në fund. Vendimi i Komisionit konstaton se, në dokumentet zyrtare për ‘pronarët e vërtetë të subjektit’ KGO Media Invest DOOEL, shtetësia e pronarit të këtij subjekti identifikohet si ‘Kosovo’, ndërsa shteti i vet ende si ‘Serbia’, duke e paraqitur përsëri Kosovën si pjesë të Serbisë. Ky konstatim i Komisionit ngre edhe një herë pyetjen, cila është arsyeja e vërtetë pse Klan Kosova sh.p.k. po insiston ta paraqesë Kosovën si pjesë të Serbisë? Me këtë rast, rikujtojmë se në bazë të gjetjeve të parregullsive ndër vite dhe dyshimeve serioze, MINT ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klan Kosova sh.p.k. dhe pronarëve të saj. Me këtë çështje tashmë po merren organet e rendit të Republikës së Kosovës”.

Media freedoms are vital: an attack on them is an attack on democracy. But democracy is also assaulted when powerful businesspeople break the law for financial gain. And enforcing the law against such people’s violations does not—in any way—constitute an attack on media freedom.

— Albin Kurti (@albinkurti) July 29, 2023

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

KosovaNewss 29/07/2023 29/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?