KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti i “53-milionëshit”, Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve
Siguri

Rasti i “53-milionëshit”, Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve

Jeton Sopa
Jeton Sopa 16:03 -27/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit, të dënuar nga Themelorja me 10 vjet e 3 muaj burigm (së bashku), për rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, në cilësinë e këshilltarit të lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik në MI, ngarkohen nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

“APROVOHEN si të bazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Pal Lekaj avokat Artan Qerkini, Nebih Shatri avokat Florent Latifaj, Eset Berisha avokat Afrim Salihu, Besim Tahiri avokat Urim Vokshi, dhe ankesa e vet të akuzuarit Eset Berisha, e sipas detyrës zyrtare, ANULOHET aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti Special PS.nr4./2022 të datës 31.01.2024, dhe çështja penale kthehet në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet në vendimin e Apelit.

Ndërsa, sipas Apelit, ankesa e Prokurorisë Speciale është e paobjekt.

Sipas aktgjykimit të shpallur më 31 janar 2024 nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj.

bih Shatri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim, kurse Besim Tahiri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim. Ndaj tyre u shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh. Ndërsa, Eset Berisha u dënua me 3 vite e 3 muaj burgim.

Po ashtu, ndaj Berishës u shpall edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar lidhur me përmbajtjen e vendimi të plotë të përpiluar nga Themelorja në Prishtinë, duke publikuar gjetjet e gjykatës nga mbrojtja e të akuzuarve dhe gjetjet nga deklaratat e dëshmitarëve./BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Mark Rutte: Duhet ta bëjmë NATO-n më të fortë

Osmani takon ambasadorët, diskutojnë për moskonstituimin e Kuvendit dhe bashkëpunimin bilateral

Haradinaj: Pjesëmarrja e FSK-së në stërvitjet e përbashkëta me vendet e NATO-s na bën krenarë të gjithëve

“Rruga e narkotikëve”, dosja e operacionit policor “Qielli i thyer”

Vetëvendosje e largon nga partia të arrestuarin e dyshuar për trafikim droge

Jeton Sopa 27/02/2025 27/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Gjermani-Portugali, formacionet zyrtare
20:05 -04/06/2025
Kurti viziton punimet në rrugën ”Hamdi Kurteshi” në Gjilan
20:01 -04/06/2025
Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e Përparim Ramës: Faturat e mbeturinave paguhen te “Pastrimi”
19:35 -04/06/2025
Mark Rutte: Duhet ta bëjmë NATO-n më të fortë
19:01 -04/06/2025
Osmani takon ambasadorët, diskutojnë për moskonstituimin e Kuvendit dhe bashkëpunimin bilateral
18:58 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?