KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti Banjska, Peci: E shihnim rreshterin por nuk kishim çka të bënim
Siguri

Rasti Banjska, Peci: E shihnim rreshterin por nuk kishim çka të bënim

Kosova News
Kosova News 10:51 -12/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore në rastin Banjska. Sot në këtë gjykatë po dëgjohet dëshmia e zyrtarit policor Elez Pecit.

“Ne e shihnim rreshterin Bunjaku po me i ofrua ndihmë ishte e pamundur…E kam ndie zërin kur më ka thirr kolegu nga vetura dhe më ka thanë ‘Elez nuk po ndezë vetura, çka me ba’. Unë për fat të mirë i lashë çelësat e veturës në kerr dhe i thashë ‘Mirsad nëse mundesh me shku te vetura jonë çelësat i ke në kerr’. E ka sjell veturën dhe ka kërkua ndihmë me i ndihmua me e ngarkua”, vazhdon dëshminë Peci.

Fahri Shala, vazhdon tutje Peci, më ka thënë a po del ndihmoj unë po ju mbroj sa të mundem.

“Kam dalë unë, vdekja u shihke me sy, edhe me të thënë tërhiqu nuk kishe çka. E kam ngrit rreshterin e ndjerë dhe e kam ulë në gju, ja kam vendos duart me e tërhek në krahë. Atëherë mu kanë nxe duart, e kam ditë që është gjak, i kam largu kam thënë mos po e lëndoj. Atëherë e kam kap për antiplumbi e kam tërhek. Kam mendu se ka qenë Albani, po nuk e di një koleg na ka ndihmu e kam tëehequr në kerr. Tu e tërhek në karriga mbrapa, antiplumbi ju ka heq nga trupi krejt, e kam mbyll derën dhe kam hy të pasagjeri, kurse Mirsadi te shofëri, ndërkohë të shtënat nuk u ndalshin, kriske kerri”, thotë dëshmitari.

Dëshmitari gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues tha se sulmi i 24 shtatorit ishte tipik ushtarak.

Ai shtoi se armatimi i përdorur në këtë sulm është problem të blihet në treg, por tha se është i financuar nga Serbia.

Mbrojtja e të akuzuarve e ka pyetur dëshmitarin për llojin e armës prej të cilës ka vdekur i ndjeri Afrim Bunjaku.

“Unë edhe më herët thashë se nuk jam ekspert i armëve, prej çka ka vdekur rreshteri, më së miri e tregon obduksioni, unë nuk e kam bë obduksionin. Unë e di që mbrapa kamionit të gjelbër ka qenë i vendosur mjeti eksploziv dhe aty ka kërsit, ka ndodhë detonimi”, është përgjigjur polici.

Ndërsa të akuzuarit kanë deklaruar se nuk kanë pyetje për policin pas dëshmisë që ai dha.

Mbrojtja e të akuzuarve e ka pyetur dëshmitarin për llojin e armës prej të cilës ka vdekur i ndjeri Afrim Bunjaku. “Unë edhe më herët thashë se nuk jam ekspert i armëve, prej cka ka vdekë rreshteri, më së miri e tregon obduksioni, unë nuk e kam bë obduksionin. Unë e di që mbrapa kamionit të gjelbër ka qenë i vendosur mjeti eksploziv dhe aty ka kërsit, ka ndodhë detonimi”, është përgjigjur polici. Ndërsa të akuzuarit kanë deklaruar se nuk kanë pyetje për policin pas dëshmisë që ai dha.

“Jam shumë i lënduar emocionalisht. Kam pasë afërsi shumë të madhe me Afrimin, humbja shumë e madje ka qenë, ka lënë mbrapa fëmijët e tij. Jam i gatshëm të dëshmojë sa herë që është nevoja” ka thënë zyrtari policor.

Rasti Banjska, Peci: Shpërthimi më humbi balancin, sulmuesit ishin afër

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore në rastin Banjska. Sot në këtë gjykatë po dëgjohet dëshmia e zyrtarit policor Elez Pecit.

“E nderuara gjykatë, jam shumë shumë i lënduar shpirtërisht me humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Më 23 shtator plani operativ ka qenë 12 orësh për shkak të situatës. Si çdo herë rreshteri Afrim Bunjaku e ka bo orarin se kush ku punon. Si zakonisht kemi fillua me patrulla. Deri në orën 2 kemi qenë nëpër terren së bashku me Fahri Shalën. Diku rreth orës 2 jemi kthye në stacion. Nëpërmjet radiolidhjes është njoftua dhoma komanduese nga njësia NJNSH se në fshatin Banjskë mbi urë janë vendosur dy kamionë, u blloku rruga. Rreshteri i ndjere Afrim Bunjaku na ka ftua mua, Fahri Shalën dhe Sadat Dushin na ka dhënë detyrat dhe jemi pajisur. Unë kam qenë në automjet me rreshterin Afrim Bunjaku. Duke shkua në fshatin Joshevik komuna e Zvecanit, 1 km pa ju afru Banjskës, e kemi pa një automjet. E kemi ndalë automjetin, kemi kërkua dokumentacionin e tij, automjetin, në karrige të pasagjerit e kemi gjet një antenë e radiolidhjeve të Policisë, por pasi që personi nuk ishte i kërkuam, ia kemi marrë të dhënat dhe kemi vazhdua në drejtim të Banjskës”, ka thënë në dëshminë e tij Elez Peci, para trupit gjykues.

Tutje dëshmitari ka treguar në detaje për momentin e shpërthimit në hyrje të Banjskës që e la të vrarë rreshterin Bunjaku.

Ai tha se betonimi ishte aq i fortë sa ia ka humbur bilancin.

“E kam vërejtur se fshati shumë terr, ndërsa rruga që përshkonim ne shumë ndriqim i fortë. Kur jemi afru te kolegët tanë, unë kam dyshua dhe kam thënë koleg po shpërndahemi se mundet me qenë kurth. Prapa meje ka ardhë Sadati. Një kamion i gjelbër ka qenë buzë lumit Banjska. Në atë moment ka ndodhë një detonim shumë i fortë, aq i fortë sa ma ka humbur edhe bilancin. E kam marrë vetën por kanë pasuar te shtëna armësh, të kalibrave të ndryshëm. Kur e them këtë, unë e kam të kryer shërbimin ushtarak, i njoh kalibrat…Ka pasë shtëna armësh në formë të hënës nga shkolla në anë të majtë deri të hoteli tash ku është Posta e Kosovës. Ka pasë sulmues shumë afër 10-15 metra”, ka vazhduar dëshminë zyrtarit policor Elez Peci.

Të enjten ka përfunduar dëshminë e tij zyrtari policor, Mirsad Kryeziu. Rreshteri ka treguar momentin kur mori vesh se Afrim Bunjaku ndërroi jetë. Dëshmitari ka treguar se me shumë vështirësi ka arritur që ta fus në veturë rreshterin Bunjaku dhe janë nisur në drejtim të Mitrovicës.

Ndryshe Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojiçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Përveç tre të akuzuarve që janë duke u gjykuar nga drejtësia kosovare, 42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radojiçiqin, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
 

Gjithashtu lexoni:

Japin dëshmi dy zyrtarë policorë në seancën gjyqësore në rastin “Banjska”

Vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”

Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit

Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor

Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje

Kosova News 12/06/2025 12/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Rifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën
10:14 -13/06/2025
Japin dëshmi dy zyrtarë policorë në seancën gjyqësore në rastin “Banjska”
10:08 -13/06/2025
Detaje të reja për krimin në Austri! Vrasësi i nëntë nxënësve e një mësuesi kishte bërë planin djallëzor, ç’thonë hetuesit?
09:53 -13/06/2025
Osmani pritet në një takim nga perandori i Japonisë
09:33 -13/06/2025
Izraeli sulmon objektet bërthamore e ushtarake të Iranit, Teherani hakmerret me sulm me dronë
09:12 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?