Nenad Rashiq, kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, tha se është politikan i përgjegjshëm, derisa shtoi se nëse e votojnë atë, ai do ta marrë detyrën në formën e përgjegjësisë që ka në Kuvend.
“Nuk di se si do të shkojë procesi. Me siguri LS do të kandidojë me një ose më shumë kandidat, por nëse i shpenzojnë të gjithë kandidatë që kanë, atëherë nëse vjen radha ime unë do të kandidojë.
Lidhur me mundësinë e votimit të tij nga partitë tjera shqiptare, Rashiqi tha se nuk ka parë ndonjë ndryshim në qasje, derisa kujtoi se në seancën e kaluar kushtet kanë qenë të pjekura për votimin e tij, por që , siç u shpreh ai, votimi nuk ka ndodhur. Ai u shpreh optimist që partitë shqiptare mund ta votojnë atë.


