KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rashiq kritikon ministrat që shkuan në komunat veriore
Politikë

Rashiq kritikon ministrat që shkuan në komunat veriore

KosovaNewss
KosovaNewss 17:45 -23/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka kritikuar ministra të tjerë të Qeverisë Kurti, për vizitat që kanë bërë në veri të vendit, në kohën e tensioneve. Ai ka thënë se veprimet e ministrave të tjerë janë parë si “tregim i muskujve”.

“Kam dëshirë të punoj në mënyrë institucionale dhe jo populiste që të shkoj të bëj foto para komunave. I respektoj kolegët e mi, por në disa veprime dhe deklarata të tyre nuk është esenca pajtim mes popujve, por tregim i fuqisë institucionale. Ta bëjmë një mirëbesim. Besimi nuk mund të jepet, ai ndërtohet. Unë jam për një politikë më shumë paqësore, me një respekt anasjelltas dhe në mënyrë mund të vazhdojmë të ndërtojmë afatgjatë. Ndoshta disa prej deklaratave të ministrave janë kuptuar jo si të pajtimit dhe mirëkuptimit, por tregimin e muskujve që ne mund të bëjmë kurdo çfarë duam”, ka thënë ai në KTV të premten.

Rashiq ka thënë se nuk duhet të harrohet “pesha e fjalës” së ministrave. Ai ka deklaruar se ka grupacione që mezi presin që një deklaratë të shihet në konotacion negativ e të shihet si provokim për “ta shqetësuar situatën që veçse është fragjile”.

“Sa më shumë që zgjatet kjo dramë, kjo krizë, më së shumti humbin serbët e Kosovës”, ka thënë ai.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës ka pasur protesta nga serbët lokalë që kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj të komunave në objektet komunale. Ka pasur protesta të dhunshme e kanë pësuar ushtarë të KFOR-it, policë të Kosovës dhe gazetarët. Gjatë këtyre ditëve kryetarët e rinj shqiptarë janë vizituar nga ministri për Administrim të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe ai i Mjedisit e Infrastrukturës, Liburn Aliu. Të dy ministrat janë gjuajtur me ngjyrë nga protestuesit.

Situata pas qetësimit disaditor, përshkallëzoi në mes të qershorit kur forcat serbe kidnapuan policë të Kosovës brenda territorit të vendit, sipas Qeverisë së Kosovës.

Tensionet bënë që të enjten të ketë ftesë urgjente për takim në Bruksel. Megjithatë, nuk pati takim trepalësh në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësve evropianë, pas refuzimit të Serbisë. Pas disa takimeve bilaterale, nuk pati marrëveshje. Bashkimi Evropian bëri të ditur se vetëm ka “pajtim për nevojën për zgjedhje të reja”. Megjithatë, nuk u tha se ka zgjidhje për mënyrën që çon te zgjedhjet.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

KosovaNewss 23/06/2023 23/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?