KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raportuesi i PE-së: Serbia të zgjedhë mes BE-së e Putin-it
Rajon

Raportuesi i PE-së: Serbia të zgjedhë mes BE-së e Putin-it

Kosova News
Kosova News 09:28 -14/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Raportuesi i Parlamentit Evropian për dialogun me Moskën dhe ish-kryeministri i Lituanisë, Andrius Kubilius, ka deklaruar se Serbia duhet të bëjë një zgjedhje në politikën e saj të jashtme.

“Ose të vazhdojë marrëdhëniet e saj me regjimin e Putin-it, të cilin shumë e quajnë fashist ose Serbia të lëvizë në drejtimin e politikës së Bashkimit Evropian, që të mbështetet Ukraina, që të kundërshtohet regjimi i Putin-it dhe për të parë mundësinë e një Rusie tjetër pas tij”, tha Kubilius për N1.

Kujtojmë se eurodeputetët po i kërkojnë komisionarit të BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell që të sanksionojë 13 individë të përfshirë në persekutimin e liderit të opozitës ruse Vladimir Kara-Murza dhe rezoluta e Parlamentit Evropian për Serbinë përfshin një amendament që shpreh shqetësimin për përgjimin e dy opozitarëve rusë në Beogradit dhe ofrimit të informacioneve rreth tyre te shërbimet ruse të sigurisë.

“Unë do t’i bëj thirrje qeverisë në Serbi të jetë mjaft e guximshme dhe të duket afatgjatë. Putin dhe regjimi i Kremlinit nuk janë Rusia, ata nuk përfaqësojnë Rusinë, mund të jetë dhe do të jetë ndryshe, dhe Serbia duhet të përgatitet për një Rusi tjetër dhe të investojë në marrëdhëniet me atë Rusi që po vjen, një Rusi demokratike. Në rastin e Kara-Murza, raporti i Parlamentit Evropian është nuk është mirë për Serbinë, andaj Serbia duhet të bëjë një zgjedhje se në cilin drejtim do të shkojë në politikën e saj të sigurisë dhe të jashtme”, theksoi raportuesi i Parlamentit Evropian për dialogun me Moskën.

Ai ka përkujtuar se vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, përfshirë Serbinë, duhet t’iu bashkohen politikave evropiane.

“Dhe tani, lufta e Rusisë kundër Ukrainës çështjet e marrëdhënieve midis vendeve të ndryshme me Rusinë janë intensifikuar. Vendet kandidate duhet të marrin vendime të qarta, cili është pozicioni i tyre? A do ta mbështesin Putin-in deri në fund të regjimit të tij apo do të mbështesin si vende demokratike në Evropë Ukrainën dhe do të luftojnë regjimin jodemokratik, autoritar, madje edhe fashist të Putin-it, dhe ky është vendim i zyrtarëve serbë dhe popullit serb”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Komisionerja e BE-së, Marta Kos mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruajnë një bashkëpunim, vlen për sezonin veror

Mbi 22 mijë franga të fshehura në trup, kapen në portin e Durrësit dy kosovarë me para të padeklaruara

Kampionati i Kitesurf-it në Durrës, Sako: Mbi 30 sportistë nga Shqipëria dhe rajoni

Dyshohet se është vjedhur në Greqi, sekuestrohet skafi në Sarandë

TAGGED: Andrius Kubilius, Moska, Parlamenti Evropian, Serbia
Kosova News 14/06/2022 14/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?