Raportohet se në burgun e sigurisë së lartë, i dënuari me 35 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha, është përfshirë në një rrahje së bashku me të burgosurin tjetër O.K.
Lajmin e ka konfirmuar, Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK).
Ai tha se fillimisht ka pasur fjalosje mes dy të përmendurit më lartë, e cila më pas ka eskaluar në rrahje.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndodhur një fjalosje mes dy të burgosurve, O.K dhe A.B. Fillimisht ka pasur fjalosje, e cila ka përfunduar me rrahje, por pa lëndime”, tha Gashi.
Sipas Gashit, situata është vënë në kontroll si shkak i reagimit të stafit korrektues.
“I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marr të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situaten nën kontrollë. Fatmirësisht rrahja ka përfunduar pa pasoja apo ndonjë nevojë për intervenime të stafit mjekësor”, ka deklaruar ai.


