Një raportim për një femër të zhdukur është bërë në komunën e Fushë-Kosovës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës raportimi për zhdukjen e saj është bërë dy ditë më parë, respektivisht më 1 gusht.
“Fushë Kosovë 01.08.2022 – 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet./KosovaNews/


