Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar të zhdukur dy burra në Drenas dhe një grua në Prizren.
Sipas Policisë, rastin në Drenas e ka raportuar një ankuese të hënën rreth orës 19:00.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy viktimat kosovarë, kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.
Kurse, rastin në Prizren e ka raportuar një burrë të hënën rreth orës 15:00.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femer kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti eshte inicuar dhe po hetohet nga njesitet kompetente”, thuhet në njoftim.


