Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunimeve në Kosovë në 24 orët e fundit.
Një grua raportohet se është dhunuar nga një person i panjohur në Skenderaj.
Policia njofton se rasti është raportuar më 6 nëntor 2022, ndërsa viktima një ditë më pas është dërguar në ekzaminim mjekësor.
“Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftim për rastin e Skenderajt.
Sipas raportit 24-orësh, njëri rast i dhunimit ka ndodhur edhe në Prishtinë, derisa i dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në bazë të dyshimit se i njëjti ka abuzuar-dhunuar viktimën femër kosovare. I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim për rastin e dhunimit në Prishtinë./KosovaNews/


