KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raporti “Kostoja e Politikës në Kosovë”, mbi 12 mijë euro shpenzime për t’u bërë deputet
Politikë

Raporti “Kostoja e Politikës në Kosovë”, mbi 12 mijë euro shpenzime për t’u bërë deputet

Kosova News
Kosova News 11:37 -11/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Democracy Plus (D+) dhe Westminster Foundation for Democracy (WFD) kanë publikuar raportin “Kostoja e Politikës në Kosovë”, një studim që analizon shpenzimet e kandidatëve për deputetë gjatë zgjedhjeve nacionale të vitit 2025, si dhe ndikimin e tyre në konkurrencën politike, barazinë e mundësive dhe integritetin zgjedhor. Gjetjet kryesore të raportit tregojnë rritje të kostos së fushatave, varësi të lartë nga financimi personal dhe pabarazi mes burrave dhe grave në shpenzimet zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

Në bazë të raportit rezulton se mesatarja e shpenzimeve për një kandidat është 9 mijë e 463 euro, ndërsa kandidatët fitues shpenzojnë mesatarisht 12 mijë e 150 euro, kurse ata të pazgjedhur shpenzojnë 4 mijë e 90 euro. Sipas raportit gratë kanë shpenzuar më pak, krahasuar me shpenzimet e burrave gjatë fushatës zgjedhore.

Graeme Ramshaë, Drejtor për Cilësi dhe Inovacion në Fondacionin Ëestminster për Demokraci, tha se raporti është fokusuar në mënyrë të veçantë te rinia dhe gratë në garën zgjedhore.

“Për t’u bërë deputet është problem, aq sa edhe marrja e vetë pozitës së deputetit. Kemi shikuar se sa shpenzime bëhen dhe sa presion ushtrohet. Donim të bënim një fokus te gratë dhe rinia. Ndërsa studimet janë akumuluar në këtë projekt, kemi parë disa kontekste shtetërore, shoqërore dhe ekonomike. Fushatat po bëhen më të shtrenjta; kandidatët po mbështeten në financim personal, ndërsa gratë marrin hua nga të afërmit”, tha ai.

Albert Krasniqi, Drejtor i Programeve në “Demokraci Plus”, prezantoi gjetjet e raportit “Kostoja e Politikës në Kosovë”, duke shpjeguar metodologjinë dhe rezultatet e hulumtimit.

“Kemi përdorur analizën e kornizës ligjore, intervista gjysmë të strukturuara me 15 kandidatë, 10 deputetë dhe 5 kandidatë për deputetë. Gjithashtu kemi realizuar dy fokus-grupe, njërin me politikanë dhe tjetrin me aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë dhe ekspertë”, tha Krasniqi.

Në raport bëhet e ditur se rekrutimi i kandidatëve në partitë kryesore të Kosovës pasqyron presione të përbashkëta sistemore dhe tradita specifike partiake.
“Një krahasim ndërpartiak i tri partive kryesore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 tregon se, ndonëse kriteret formale shpesh përmendin integritetin, profesionalizmin, balancën gjinore dhe përfaqësimin, në praktikë rekrutimi formësohet më pak nga aktivizmi afatgjatë partiak dhe më shumë nga popullariteti i jashtëm, burimet financiare dhe mbështetja e liderit. Kjo pasqyron një trend më të gjerë të figurave ‘të gatshme’ politike që hyjnë në politikë mbi bazën e dukshmërisë apo pasurisë, sesa përmes socializimit gradual politik”, thuhet në raport.
Krasniqi tha se janë kryer analiza me tri partitë kryesore: LVV, PDK dhe LDK.

“Sa i përket rekrutimit, kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje na kanë thënë se kriteret përfshijnë aspektin gjeografik të përfaqësimit dhe ndikimin në zonat prej nga vijnë; aftësinë polarizuese të kandidatëve në kuptim të përfaqësimit të temave qendrore politike dhe ballafaqimit me rivalët; aktivistët e hershëm dhe ata me pushtet ekzekutiv; afërsinë me liderin dhe strukturat e partisë; si dhe figura nga akademia dhe bota e showbizit. Ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës na kanë thënë se kandidatët duhet të mos kenë aktakuza, të jenë profile publike dhe të profilizuara në fusha të caktuara; mosha dhe kandidatë që nuk kanë pasur angazhime të mëhershme politike; historiku i kontributit për vendin dhe lidhjet me luftën e UÇK-së. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kriteret përfshijnë ruajtjen e votës konservatore të LDK-së, profilin profesional, lidhjet e krijuara me komunitetin e biznesit ose kuptimin e zhvillimit ekonomik, si dhe afërsinë me lidershipin e partisë. Këto kanë qenë partitë kryesore me të cilat kemi realizuar analizën. Shpenzimet nga partitë politike, sipas tyre, janë të ndara në tri fusha: takimet me qytetarët; prania dhe ndikimi digjital; si dhe stafi i fushatës zgjedhore dhe aktivitetet për ditën e zgjedhjeve”, tha ai.

Krasniqi prezantoi shpenzimet për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të shkurtit, derisa theksoi se gratë kanë bërë shpenzime më të mëdha.

“Sa i përket lidhjes mes shpenzimeve dhe suksesit zgjedhor, rezulton se ata që kanë shpenzuar deri në 2,500 euro, nga tre kandidatë asnjëri nuk ka siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Shpenzuesit mesatarë, me 2,500 deri në 7,999 euro, nga katër kandidatë tre kanë fituar. Ndërsa shpenzuesit mbi 8,000 euro nga tetë kandidatë shtatë e kanë siguruar ulësen. Mesatarja për një kandidat është 9,463 euro; kandidatët fitues shpenzojnë mesatarisht 12,150 euro, ndërsa kandidatët e pazgjedhur 4,090 euro. Gratë kanë qenë më pak shpenzuese në fushatën zgjedhore: gratë kanë shpenzuar rreth 6,000 euro, ndërsa burrat rreth 15,000 euro”, prezantoi ai

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë

Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq

Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre

Ambasada britanike dënon deklaratat e ministres serbe

Kosova News 11/12/2025 11/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?