KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën vlerëson lart punën e ATK-së
Ekonomi

​Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën vlerëson lart punën e ATK-së

Kosova News
Kosova News 16:15 -18/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, i cili është publikuar së fundi, ka raportuar për progresin e shënuar të ATK-së në lidhje me mbledhjen e tatimeve, bashkëpunimit ndërinstitucionalë, si dhe shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Referuar pjesës ku raporti thekson inkasimin e të hyrave thuhet se “Progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, ku të ardhurat e përgjithshme për vitin fiskal 2021 ishin 19% më të larta se në vitin 2020 (të hyrat e përgjithshme ATK & Doganë).

Totali i tatimeve të mbledhura për gjashtë muajt e parë të 2022 është më i lartë për 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Kjo është për shkak të aktivitetit të fuqishëm ekonomik pas lehtësimit të kufizimeve të pandemisë COVID-19 dhe përmirësimit të pajtueshmërisë tatimore, por të kompensuar nga normat e larta të inflacionit”.

Tutje, brenda kapitullit 16, ku vlerësohet pjesa e tatimeve thuhet se sistemi i TVSH-së është gjerësisht i përafruar me acquis të BE-së (legjislacioni i BE-së). Kosova aplikon një normë standarde prej 18% dhe një normë të reduktuar prej 8%.

Ligji për TVSH-në duhet të harmonizohet më tej me acquis të BE-së (legjislacioni i BE-së).

Duhet të vendoset korniza ligjore dhe procedurat për tatimin në tregtinë elektronike. Kosova e ka reduktuar kohën mesatare të rimbursimit të TVSH-së në 19 ditë, nga maksimumi ligjor prej 30 ditësh.

Sa i përket kapacitetit operacional dhe automatizimit, Administrata Tatimore e Kosovës ka zhvilluar një cilësi të mirë të shërbimit, veçanërisht me përdorimin e gjerë të deklarimeve elektronike dhe pagesave elektronike.

Në fund të raportit thuhet se Administrata Tatimore ka miratuar një plan strategjik katërvjeçar për të përmirësuar mbledhjen e tatimeve, për të reduktuar hendekun tatimor dhe për të përmirësuar kapacitetin e saj institucional i cili aktualisht është në zbatim. Gjatë periudhës raportuese, Administrata Tatimore ka intensifikuar veprimet e saj për përmbushjen tatimore të bazuar në rrezik.

Gjithashtu lexoni:

Dhoma e Tregtisë: Të pezullohet liberalizimi i tregut të energjisë

OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

ATK u bën thirrje këngëtarëve: Respektoni obligimet tatimore gjatë sezonës verore

ATK për katër muaj mbledhë gjithsej 390.2 milionë euro

Kurti: Investime për shkolla më të ngrohta dhe banesa më dinjitoze në Viti

TAGGED: ATK
Kosova News 18/10/2022 18/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Kishte dalë të mblidhte kanaçe, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë
19:36 -10/05/2025
Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh
19:33 -10/05/2025
A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?
19:30 -10/05/2025
Meta bllokon faqen “Muslim” në Instagram në Indi
19:26 -10/05/2025
Igball Jashari me het-trik rikthen Drenicën në Superligën e Kosovës
19:23 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?