KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama uron fituesin: Rezultati i LDK-së më i dobët se pritshmëritë, partia duhet reflektim
Politikë

Rama uron fituesin: Rezultati i LDK-së më i dobët se pritshmëritë, partia duhet reflektim

Kosova News
Kosova News 12:17 -29/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online ka vlerësuar se rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme ka qenë më i dobët sesa pritshmëritë, duke theksuar se ky rezultat duhet të shërbejë si reflektim për vetë partinë dhe mënyrën se si ajo ka vepruar si opozitë.

Kryetari Rama ka deklaruar se rezultati ishte befasues dhe se opozita duhet të jetë më e qartë për qëndrimet e saj dhe më e zëshme në shtyrjen e proceseve përpara, gjersa ka uruar edhe fituesin në e këtyre zgjedhjeve.

Në intervistë Rama u pyet nëse ka edhe ambicie që të jetë zëvenendësuesi i Kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Megjithëkëtë, ai ka pret një qeverie të zhvillimit e jo sabotues.

 “Normal që ka qenë befasuese, faktikisht ka qenë shumë më i dobët sesa kanë qenë pritshmëritë. Po kjo është ndoshta edhe duhet me qenë edhe një reflektim i vetë partisë edhe i vetë proceseve se si opozitë duhesh me ndërmarrë masa gjatë proceseve. Pra, duhet me ditë për çka qëndron, me qenë i zëshëm edhe me i shty proceset përpara. Ndoshta këto janë elemente të cilat duhet me u marrë parasysh për me reflektuar, e unë normal i uroj fituesit edhe uroj, po them edhe njëherë, që të kemi një qeveri e cila ka reflektuar vetë. E cila një qeveri që është pro zhvillimit e jo sabotuese e bllokuese”, tha ai.

Duke folur për çështjet e brendshme të LDK-së, dhe se a duhet që të jap dorëheqje kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, Rama ka theksuar se nuk është anëtar partie dhe se nuk ndërhyn në vendimmarrjet e brendshme të saj.

Ai ka nënvizuar se angazhimi i tij me LDK-në ka qenë nga pozita profesionale dhe jo politike, duke vlerësuar guximin e partisë për të ftuar një profil jashtë strukturave partiake për të udhëhequr kryeqytetin. Sipas tij, mendësia se vetëm anëtarësimi partiak garanton kontribut është e tejkaluar dhe shoqëria duhet të ecë përpara me profesionistë që shtyjnë proceset zhvillimore.

 “Këto janë çështje të partisë të LDK-së, edhe të vetë kryetarit Lumirit. Unë kam treguar edhe më parë që nuk jam anëtar partie, prandaj nuk ju përzihem në këto çështje. Unë ju kam ndihmuar, më kanë ndihmuar edhe ata mua, pra vetë LDK-ja e ka treguar që mendon jashtë partisë edhe ka qenë e guximshme me ftuar dikë si unë që jam jashtë partisë për të zhvilluar kryeqytetin. Pra, dikë nga spektri profesional, jo politik, edhe këtë jemi duke e bërë edhe unë po them, nuk jam përbrenda partisë por i kam ndihmuar partisë. Nuk do të thotë që mendësia që duhesh me qenë gjithsesi brenda apo pjesë për me ba mirë, janë mendësi të demoduara, ke metoda të ndryshme se si mundet me hec shoqëria përpara edhe këto janë elemente pozitive mendoj në shoqërinë tonë që po zhvillohen edhe uroj që edhe partitë e tjera të veprojnë ngjashëm, pra të bien njerëz të cilët e dojnë vendin, të cilët janë profesionistë, të cilët munden me i shty proceset përpara dhe jo të mbeten vetëm me ato klikat e ngushta partiake që ndoshta mendojnë vetëm për vetë vetën e jo për të mirën e përgjithshme shoqërore”, tha ai.

I pyetur nëse synon postin e kryetarit të LDK-së në rast të dorëheqjes së Lumir Abdixhikut, Rama ka qenë kategorik se nuk ka ambicie të tilla.

Ai ka përsëritur se nuk është anëtar i partisë dhe se LDK-ja ka kapacitete të mjaftueshme brenda saj për të udhëhequr proceset e brendshme.

Rama ka theksuar se fokusi i tij mbetet kryeqyteti, për të cilin është zgjedhur me mandat katërvjeçar, duke shtuar se përkushtimi i tij është përtej partive politike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Jo, unë nuk jam anëtar partie edhe LDK-ja ka njerëz përbrenda të cilët normal janë profesionistë, janë atdhedashës edhe dinë, mujnë me i dërguar proceset përpara të LDK-së. Prandaj unë nuk e shoh që kanë me pas ndonjë problem në rast se ndodh që doktor Lumir Abdixhiku të japë dorëheqje. Po po them, unë e kam kryeqytetin, jam i zgjedhur kryetar i kryeqytetit, fokusi im, dashnia ime është këtu në kryeqytet, përtej partive politike, për të mirën e të gjithëve. Prandaj unë e kam një mandat katërvjeçar dhe këtë do ta mbaj”, tha ai.

Sipas rezultateve të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me 99,26 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 49,30 për qind apo 429 mijë e 979 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21,01 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 13,59 për qind. Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, LDK kishte marrë 18,27 për qind të votave

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 29/12/2025 29/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?