KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama sqarohet për këmbimin e pronave, thotë se ministritë morën vendime për shkak të spekulimeve në media
Politikë

Rama sqarohet për këmbimin e pronave, thotë se ministritë morën vendime për shkak të spekulimeve në media

Kosova News
Kosova News 14:58 -08/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të kryeqytetit të enjten, ka dhënë disa sqarime në lidhje me vendimin për këmbimin e pronave.

Ai ka thënë se ky vendim ka rrjedh nga një proces i cili ka filluar nga qeverisja e kaluar.

“Për më tepër, ky proces ka rrjedh nga një numër i vendimeve të nivelit qendror, pra Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal. Nga momenti që qeverisja jonë ka vazhduar këtë proces, janë ndjek të gjitha procedurat e parapara ligjore. Pra, për këtë çështje, janë dërguar pikat e rendit të ditës me kohë, përfshi këtë pikë për këmbim”, ka deklaruar Rama.

Mirëpo sipas tij, ndonëse një vendim i tillë është diskutuar dhe miratuar në Kuvend, nuk ka pasur reagime kundër nga asnjë parti politike.

“Nuk ka reaguar askush. Vendimi është miratuar në këtë Kuvend. Nuk ka reaguar askush. Kanë kaluar disa javë. Asnjë fjalë nuk e kanë thënë nga PDK e as LVV. Pas një shkrimi të pavërtetë dhe tendencioz, ju e politizuat këtë çështje”.

I pari i Prishtinës tutje ka thënë se për shkak të spekulimeve në media, Ministria e Financave dhe ajo e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë marrë vendim që vendimi të suspendohet.

“Si pasojë e shkrimeve spekulative, të njëjtit zyrtarë të Ministrisë së Pushtetit Lokal që kanë miratuar ligjshmërinë të njëjtit po e tërheqin atë. Pa asnjë argument apo fakt shtesë. Nuk janë një apo dy zyrtarë, por janë pesë që kanë nënshkruar ligjshmërinë e këtij vendimi, përfshirë edhe ministrin e MAPL-së. Dhe tani të njëjtit e kanë tërhequr ligjshmërinë e tij, përfshirë këtu edhe ministrin”.

“Ministria e Financave thotë se pas informatave nga mediat po e suspendojmë vlerësimin e pronave, do të thotë as fakte nga prokuroria e as fakte nga policia. Një proces që ministria është e obliguar ta zbatojë thotë po e suspendoj në bazë të spekulimeve në media”, ka deklaruar Rama.

Ai mes tjerash ka dhënë disa sqarime shtesë në lidhje me vendimin për këmbimin e pronave, pasi sipas tij janë thënë shumë të pavërteta për këtë proces.

“Është raportu se: Kryeqyteti i ka dhanë 20 hektarë për 8 hektarë. Nuk është e vërtetë. Vendimi i Asamblesë së Kryeqytetit e thotë qartë se prona 8 hektarëshe këmbehet me pesë të parcelës 20 hektarëshe, e përsëris me pjesë të parcelës, jo me krejt parcelën. Sa tokë do të këmbehet, 10 ari, 50 ari, 2 hektarë apo 5 hektarë, nuk e përcakton kryeqyteti e as Përparim Rama, por e përcakton Ministria e Financave”.

“Është thënë se Përparim Rama dhe qeverisja aktuale e kanë nisë këtë proces. Prapë e pavërtetë.  Janë ngrit pyetje se çfarë interesi ka Kryeqyteti me marrë një tokë te Liqeni, cili është interesi publik i Kryeqytetit me marrë atë tokë? Përparim Rama, nuk ka deklaru atë tokë me interes publik, por Ministria e Mjedisit me një vendim të vitit 2020 i cili përcakton tokat rreth Liqenit të mbrojtura dhe obligon organet komunale me bo këmbim. Kuvendi Komunal në vitin 2021 ka konfirmu vendimin e Ministrisë së Mjedisit rreth interesit publik të asaj toke. Jo unë”.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera

Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Kosova News 08/02/2024 08/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?