Shqipëria po pozicionohet fuqishëm në hartën globale të inovacionit. Kështu vlerësoi sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa iu referua samitit “Act Now 2025”, që u organizua sot në Tiranë, ku u lansua fushata “Albania Future Now”.
Fushata “Albania Future Now” e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe “EU4Innovation”, zbatuar nga GIZ Shqipëri, synon promovimin e ekosistemit tonë të inovacionit brenda dhe jashtë vendit.
Kryeministri vlerësoi se Shqipëria po shndërrohet në një hub rajonal inovacioni, me potencial të lartë njerëzor dhe kosto të ulëta operacionale.
Po ashtu, Rama veçoi si risi edhe komunitetin e ri dhe kreativ që ofron vendi në fushën e inovacionit.
“Në bashkëpunim me aktorë vendas dhe ndërkombëtarë, kemi identifikuar shtyllat kyçe që pozicionojnë Shqipërinë fuqishëm në hartën globale të inovacionit”, shtoi kryeministri.