KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Shqipëria në BE nuk është objektiv politik, por zgjedhje qytetërimi
Rajon

Rama: Shqipëria në BE nuk është objektiv politik, por zgjedhje qytetërimi

Kosova News
Kosova News 10:51 -14/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se Shqipëria jeton kudo ku shqiptarët flasin gjuhën shqipe, në ditën e dytë të Samitit të katërt të Diasporës në Tiranë. Ai theksoi qëllimin që bashkon edhe diasporën rreth tij: anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria 2030 në BE nuk është objektiv politik, por zgjedhje qytetërimi, ku shumë prej jush kanë përfituar duke u integruar në një shoqëri që përfaqëson vlerat që ne synojmë të rrënjosim në shtëpinë tonë. Ju e dini ç’do të thotë të jetosh në sisteme që funksionojnë, ku merita ka vend dhe sundimi i ligjit nuk është fjalë. Përvoja juaj nuk është jashtë e ardhmes së Shqipërisë, por është thelbësore për këtë. Kjo rrugë nuk është pa sfida, ajo që keni hequr në kurriz është një mësim i paharrueshëm dhe atë do ta heqë edhe Shqipëria deri kur të ulet në tryezën e familjes evropiane, nga rruga duke mësuar nga gabimet”, tha Rama.

Ai foli për transformimin që ka pësuar narrativa për Shqipërinë, nga një vend që njihej për fenomene negative, në vendin që veçohet për turizëm.
“Emri i Shqipërisë ka kaluar një transformim të thellë, nga një sinonim i një të keqes në sytë e të tjerëve, sot është sinonim i detit natyrës dhe i mikpritjes. Sot prodhimi ynë kombëtar është 27 miliard euro dhe në fund të dekadës synojmë ta çojmë në 35 miliard euro. E nisëm rrugëtimin me 2 milionë turistë, sot kemi 12 milionë turistë dhe kemi 1.6 miliard euro investime të huaja në vit”, tha ai.

Ai tha se Shqipëria nuk mbaron aty ku mbaron territori i saj në mënyrë gjeografike.

“Shqipëria nuk mbaron aty ku mbaron territori i saj. Shqipëria jeton kudo ku shqiptarët mbajnë gjuhën, shpresën dhe ndjenjën e pathyeshme të përkatësisë së tyre. Ju jeni zgjatimi i gjallë i Shqipërisë kudo në botë, fryma e kombit përtej gjeografisë. Ka qenë një kohë kur shqiptarët iknin nga atdheu duke marrë me vete guximin e dikujt që s’ka asgjë për të humbur. Por atë që historia deri dje e quante një ikje të pangushëllueshme, koha e ka shndërruar në një lidhej të pazëvendësueshme. Ajo që dikur dukej si hendek, sot është bërë urë”, tha ai në ngjarjen që po mbahet te Pallati i Kongreseve.

Rama tha se sot diaspora shqiptare nuk është më histori ikje, por histori e shumëfishimit të forcave të kombit shqiptar dhe vlerës së shtuar të Shqipërisë. Ai potencoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe në rrafshin global.

“Shqiptarët ndërtuan sipërmarrje të suksesshëm në vende që filluan t’i njihnin ata jo përmes steriotipeve, por përmes dobisë së tyre, fisnikërisë së tyre. Përtej historive individuale të suksesit, ju mbartët diçka edhe më të rëndësishme, fillin e padukshëm që na lidh të tërëve me këtë tokë, një fije e bërë nga gjuha që flitet në shtëpi, nga tradita që mbahet gjallë, nga kujtimet që kalohen nga babi e nëna te vajza e djali. Ky fill është forca e madhe përbashkuese që kombi ka dhe sfida që Shqipëria dhe shqiptarët kanë sot për ta mbajtur, ruajtur e përcjellë brez pas brezi, përballë rreziqeve të mëdha që i kanosen në një botë gjithnjë më të ndërlidhur gjuhën e tyre, në një botë ku vendet që kanë sukses janë ato që veprojnë me vetëdijen e tyre se njerëzit e tyre, kudo ku ndodhen janë pjesë e një ekosistemi të vetëm të njohurive dhe mundësive të rritjes, përmes gjuhës”, tha Rama.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 14/04/2026 14/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
11:49 -08/07/2026
Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja
11:35 -08/07/2026
Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit
11:29 -08/07/2026
Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund
10:59 -08/07/2026
Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?